Qelloi me arme mbi shtepine e aktorit burg pa afat per komshiun e Shanajt
Arrest me burg ka vendosur Gjykata e Pogradecit për Adrian Hoxhallarin, personin që 3 ditë më parë qëlloi me armë banesën e aktorit Mevlan Shanaj në fshatin Tushemisht. Hoxhallari ka deklaruar para gjykatësit se ka qenë i dehur kur ka kryer sulmin e armatosur dhe, ashtu si aktori Shanaj edhe ai ka konfirmuar se ka marrëdhënie të mira me fqinjin e tij. Shtëpia e Mevlan Shanajrt u godit me tete plumba pistolete para tre ditësh nga Hoxhallari në momentin që brenda saj ndodheshin të gjithë pjestarët e familjes Shanaj, të cilët fatmirësisht nuk pësuan asnjë dëmtim.