Ekzekutimi në Durrës, 20 të shoqëruar

Mes personave të shoqëruar janë të afërm si dhe dëshmitarë të ngjarjes, ku do të pyeten rreth ngjarjes. Mbrëmjen e shkuar me breshëri plumbash mbeti i vdekur shtetasi Evis Dedaj, i kërkuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike.
“Gjatë kontrollit të grupit hetimor në automjetin e 36 vjeçarit të vrarë, Deda, u gjet një pistoletë me 6 fishekë, si dhe një thikë".
Pas atentatit, mësohet se autorët mundën të largohen nga rruga e vjetër nacionale Durrës-Tiranë, ndërsa automjeti, i përdorur prej tyre para krimit, u gjet nën flakët e zjarrit, në afërsi të fshatit Arapaj. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vrasjes së 36 vjearit, të kërkuar nga Interpoli për “trafikun ndërkombëtar të drogës”.
2012-06-06 15:16