Mbledhja e qeverise Kryeministri vleresime per buxhetin faktit 2011

Në mbledhjen e sotme të ekzekutivit, Kryeministri Sali Berisha bëri me dije se qeveria shqiptare ka akorduar 50 mijë euro ndihmë për shtetin fqinj Italinë, i cili u prek nga dis tërmete radhazi, duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. Njëkohësisht, shefi i qeverisë bëri me dije se familjeve të viktimave në aksidentin tragjik të Himarës, do t’u akordohet 1 milion lekë, ndërsa studenteve të plagosura nga 300 mijë lekë. Ndërkohë që një tjetër moment në të cilin u ndal Kryeministri gjatë fjalës së tij në këtë mbledhje ishin dhe projektet dixhitale, ku dixhitalizimi i të dhënave të administratës është një prioritet i kësaj qeverie. Kjo me qëllim që opinioni publik të ketë në dispozicion të gjitha të dhënat e nevojshme.
“Janë 125 pojekte dixhitale që synojmë që Shqipëria në 100 vjetorin e Pavarësisë të jetë një Shqipëri transparentë që shfrytëzon teknoligjën më të lartë. Përgëzoj drejtues dhe punonjës që shndërruan dhe po e shndërrojnë në realitet ëndrën e Shqipërisë dixhitale”, vuri në dukje Berisha.
“Buxheti faktit 2011 u realizua sipas ligjeve të përcaktuara” Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë vlerësoi mënyrën se si u zbatua buxheti faktit i viti 2011. Ndaj kreu i ekzekutivit shprehu mirënjohje ndaj ndaj atyre që në 2011 bënë që vendi të realizojë të ardhurat dhe shpenzimet sipas ligjeve të përcaktuara. “Buxheti faktit 2011 mbështeti tunelin e Kërrabës që do të inagurohet këto ditë, 6 muaj para afatit dhe mos harroni natën në të cilën qeveria dhe Kryeministri i vendit u detyrua të qëndrojë në parlament për herë të parë në historinë e parlamentit deri në 5 të mëngjesit që të bindte opozitën ta miratonte atë dhe ajo nuk ndodhi vetëm e vetëm se këtë sukses nuk duhej ta kishte kjo qeveri”, u shpreh Berisha. Sipas tij, ky buxhet i dha shtytje të madhe infrastrukturës së vendit. “Ndërtuam mijëra kilometra rrugë. Buxheti ishte i bekuar pasi bëri të mundur rritjen e rrogave e pensioneve, rriti të ardhurat familjare të mbi 800 mijë familjeve shqiptare të punësuar e pensionistë dhe kjo në një kohë kur vendet tjera u detyruan të bëjnë shkurtime ndër më të mëdhatë. Jam i vetëdijshëm që pensionistët dhe qytetarët mëritojnë më shumë, por kriza ka krijuar në mbarë Europën një situatë shumë të vështirë. Shqipëria, ka mbetur si një ishull ekonomia e së cilës performon. Ka realizuar dhe vazhdon të realiojë investime të mëdha, duke mos marrë borxhë për qëllime të tjera veçse për to”, vuri në dukje Kryeminsitri, sa i takon një çështje të tillë.