E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentati ne Kukes policia arreston bashkepunetorin e autorit

Policia e Kukësit ka vënë në pranga edhe një tjetër shtetas, i dyshuar si ndihmës dhe bashkëpunëtor në plagosjen e sekretarit të Komunës Gjinaj të Rrethit të Hasit, Naim Bytyçi. 35 vjeçari Bajram Mariqi është arrestuar nga forcat e policisë nështëpinë e tij në Pogaj të Hasit. Burime të policisë së Kukësit pohojnë se 35 vjeçari Bajram Mariqi, me arsim të lartë dhe mjek në qendrën shëndetësore Gjinaj, ka qenë i pranishëm në vendngjarje. Sipas policisë, nga hetimet paraprake Mariqi ka qenë i përfshirë në debatin e zhvilluar me viktimën dhe pas plagosjes së tij nga Qamil Kastrati e ka transportuar autorin me mjetin e tij në Pus të Thatë. Për këtë arsye, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës, ka urdhëruar ndalimine tij duke kërkuar edhe arrestimin me burg nga Gjykata e Kukësit për vepren penale të përkrahjes së autorit të krimit. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e martë në qytetine Kukësit ku mbeti i plagosur rëndë Naim Bytyçi, sekretar i komunë  Gjinaj në Has nga Qamil Kastrati infermier në qendrën shëndetësore Gjinaj. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve të mbartuar kohë më parë për shkak të pozicionit të punës dhe emërimeve në qendrën shëndetësore të Gjinajt. Naim Bytyçi,i plagosur me një plumb në kokë ndodhet ende në koma në qendrën spitalore të Tiranës në rrezik për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›