E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma ne drejtesi Sequi Rendesi per integrimin ne BE

Reforma në sistemin e drejtësisë ishin temë e diskutimeve të tryezës së organizuar sot, realizimi i së cilës ka rol të rëndësishëm në marrjen e statutit të vendit kandidat. Një fakt i tillë u theksua dhe nga vetë ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sequi, i cili ishte i pranishëm në konferencën për Gjykatën e Lartë, dhe ku ripërsërit dhe një herë tjetër rëndësinë e një reformë të tillë, përballë këtij procesi. 
Kështu, duke folur në këtë konferencë, ambasadori Sequi ka theksuar se procesi i reformimit të sistemit të drejtësisë është i nevojshëm ndërsa e cilësoi si shumë të rëndësishëm rolin e institucioneve të drejtësisë në këtë proces.
 Njëkohësisht, Sequi vlerësoi se Bashkimi Europian ka dhënë një kontribut financiar për reformën në drejtësi dhe garantoi mbështetjen e tij për këtë proces.
Ndërsa, ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi theksoi se janë marrë masa të forta për rikthimin e besimit të publikut tek drejtësia ndërsa shtoi se është me rëndësi thelbësore transparenca e gjyqësorit për mediat dhe publikun. 
Ministri Halimi bëri me dije se ka një draft për reformën në Gjykatën e Lartë, i cili synon efiçencë dhe shpejtësi në këtë gjykatë. 
Sipas tij, duhet më shumë transparencë në drejtësi, e sidomos në emërimin e gjyqtarëve. Në gjykimin e ministrit Halimi ky proces duhet të jetë transparent dhe të bëhet sipas meritës, pasi Gjykata e Lartë ka nevojë për individë me integritet dhe të paanshëm politikisht. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›