Ekzekutimi në Elbasan, arrestohen 2 efektivët mbikqyrës të policisë
Forcat e policisë së Elbasanit kanë vënë në pranga dy efektivë të kësaj policie, të cilët ruanin banesën e 35 vjecarit Gentjan Beqiri që u ekzekutua gjatë ditës së sotme. Mësohet se efektivët Sami Derstila, Neshat Budani po merren në pyetje edhe nga SHKB e Elbasanit për të hedhur dritë mbi ngjarjen, ndërsa ka mbërritur atje edhe ekspertiza nga Tirana.
Edhe pse ruhej ditë e natë me police 35 vjecari nga Elbasani është ekzekutuar për vdekje në mes të ditës në shtëpinë e tij. Si pasojë, ka ndërruar jetë edhe babai i viktimës, vetëm pak minuta pas ngjarjes së rëndë, pasi nuk e ka përballuar dot realitetin e vrasjes së të birit, pasi ka qenë i pranishëm në momentin e ekzekutimit të 35 vjecarit Gentjan Beqiri, i cili ishte i akuzuar për një vrasje dhe prej kohësh ndodhej në arrest shtëpie.
Beqiri u qëllua me breshëri armësh në banesën e tij, ndërsa autorët e krimit kanë mundur të largoheshin pa rënë në sy të polcëve. Ngjarja e rëndë është regjistruar paraditen e së mërkurës në lagjen “Sporti i vjetër”, ku 35 vjecari Gentjan Beqiri u qëllua me armë zjarri në banesën e tij, pavarësisht se ruhej nga forcat e policisë.