E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutimi në Elbasan, në pranga dy persona

Policia e Elbasanit arrestoi mbrëmë 2 persona që dyshohen për vrasjen e 40 vjecarit Gentjan Beqirit. Florenc Çapja dhe Ajet Jaçe u prangosën pas një aksioni të forcave blu që zgjati 12 orë. 40 vjecari i paralizuar, që ishte në arrest shtëpie, u ekzekutua në banesën e tij, në sytë e të atit, ndërsa shtëpia ruhej nga dy policë. Policia tha se dy autorët ishin prezantuar si shokë të viktimës dhe sapo kanë hyrë brenda qëlluan me breshëri 40 vjecarin.
 

Duke parë vrasjen e të birit, Nezir Beqiri ka pësuar infarkt duke ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit. Ndërkaq po të mërkurën pas ekzekutimit, ndaj 4 efektiveve të policise qe ruanin viktimen me arrest shtepie, ka nisur hetimi dhe pritet të përjashtohen nga policia.
 

Për Gentian Beqirin, Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Elbasan kishte vendosur masën e sigurisë së arrestit në shtëpi si i implikuar në vrasjen e një biznesmeni të ndodhur 7 vite më parë në këtë qytet. Sipas të dhenave të para, ekzekutimi i Gentjan Beqirit mendohet të ketë qënë një larje hesapesh, sepse viktima që është qëlluar në gjumë akuzohet në se vitin 2005 ka vrarë biznesmenin Sokol Çapja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›