Ndarja nga jeta e Xhaferrit, homazhe në Pallatin e Kulturës, Tetovë

Sot do të bëhet varrimi i ish-liderit të PDSH-së në Maqedoni, Arbër Xhaferri, i cili ndërroi jetë rreth orës 16:00 të së mërkurës në Klinikën Neurokirurgjikale në Shkup pas një sulmi të hemorragjisë cerebrale.
PDSH bëri të ditur se në mesditë do të zhvillohen homazhe në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ndërsa kortezhi për përcjelljen e të ndjerit do të niset nga qendra e Tetovës në orën 13:30 për në varrezat e qytetit.
Xhaferi, një nga themeluesit e Partisë Demokratike Shqiptare, njihej për qëndrimet e tij radikale veçanërisht për kërkesat e tij për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë. Ai vdiq në moshën 64 vjeçare si pasojë e një hemorragjie cerebrale në tru.