E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet ne KQZ. Kolegji vendos per komunen Shale

Gjykata e zgjedhjeve e mbledhur paradite ka detyruar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, të pranojë dhe shqyrtojë ankimimin e PD-së për pavlefshmëri në këtë komunë. KQZ-ja, më herët, nuk arriti të shqyrtojë këtë kërkesë ankimore për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm prej katër votash, pasi në mbledhje mungonte anëtari i KQZ-së, Osman Hysenaj. Partia Demokratike kërkoi pavlefshmërinë në komunë e cila mban peng rezultatin final të 8 majit, pasi KQZ pas numërimit të votave shpalli fitues me dy vota më shumë kandidatin e Partisë Socialiste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›