E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohen dy vellezerit Pjetrushi RENEA kap Admir Tafilajn

Zanafilla e hakmarrjes dyshohet se eshte pikerisht tek detyra e vellait te viktimave ne policine e Shkodres Prele Pjetrushit ish-shef i Krimeve ne policine e Malesise se Madhe deri ne vitin 2001. Familja Tafilaj ka akuzuar se Prele Pjetrushi ka vrare babain e Admir Tafilajt Bahri Tafilajn ne nje aksion policie te organizuar per arrestimin e autoreve te vrasjes se Arben Zylyftarit

Nje bresheri automatiku u ka marre jeten dy vellezerve te ish-shefit te Krimeve ne Shkoder Prele Pjetrushit nderkohe qe nje superoperacion i RENEA-a ka vene ne pranga pak ore pas ngjarjes nje nga te dyshuarit kryesore si autor te vrasjes Admir Tafilajn i denuar me 24 vjet burg per plagosjen e ish-shefit te Krimeve te policise ne Malesise se Madhe si dhe dy here i arratisur nga burgjet shqiptare. Ky i fundit eshte lokalizuar mbremjen e djeshme ne kryeqytet pas kerkimeve intensive dhe shkembimit te informacionit nga policia e Shkodres ne bashkepunim strukturat e tjera te Policise se Shtetit ndersa mesohet se nuk ka bere rezistence ne nderhyrjen e forcave speciale qe i kane vene prangat ne oren 1815. Gjithcka eshte konfirmuar nga burime zyrtare policore ku lidhur me vrasjen e dy vellezerve Pjetrushi mesohet se rreth ores 0710 te mengjesit te djeshem ne fshatin Grude e Re komuna Rrethina Shkoder persona te paidentifikuar kane qelluar me arme zjarri Nike M. Pjetrushin 43 vjec dhe Gjovalin M. Pjetrushin 25 vjec te dy banues ne po kete fshat. Dy vellezerit Pjetrushi sapo kane dale nga shtepia dhe ndodheshin ne automjetin e tyre tip Audi jane qelluar me bresheri automatike ku per pasoje te dy kane humbur jeten ndersa autori i vrasjes ka mundur te largohen me shpejtesi nga vendngjarja. Nderkohe Policia e Shtetit njoftoi zyrtarisht mbremjen e djeshme se nga hetimet e deritanishme Admir Tafilaj 35 vjec nga Shkodra rezulton te jete autori i dyshuar i vrasjes se dyfishte te ndodhur dje ne fshatin Grude ku mbeten te vrare dy vellezerit Pjetrushi. Policia sqaron gjithashtu se ne momentin e kapjes 35-vjecarit i eshte gjetur dhe sekuestruar nje arme zjarri pistolete tip TT e cila ishte e mbushur si dhe kater krehra me fisheke.

Hakmarrja

Pista me kryesore ne hetimin e vrasjes se vellezerve Pjetrushi duket se ka te beje me nje hakmarrje midis te arratisurit nga burgu i Shenkollit Admir Tafilajt dhe ish-shefit te Policise Kriminale ne Shkoder. Nga burime policore mesohet se emri i Admir Tafilajt i arrestuar mbremjen e djeshme ne kryeqytet qe kryeson listen e te dyshuarve kryesore ne vrasjen e dyfishte te vellezerve Pjetrushi vjen pasi familja Pjetrushi ka pasur konflikte me familjen Tafilaj ne Shkoder dhe kjo per shkak te detyres se Prele Pjetrushit ish-shefi i Krimeve te Renda vella i dy viktimave qe mbeten te vrare dje. Familja Tafilaj akuzon se ne nje aksion te RENEA-s ne vitin 2001 ku mbeti i vrare Bahri Tafilaj i kerkuar ne ate kohe per vrasjen e Skender Gecit u vra dhe ish-drejtori i policise se Shkodres Arben Zylyftari. Si pasoje ne pranga ra Genc Tafilaj qe u akuzua per vrasjen e Arben Zylyftarit por familja gjithe kohen pretendoi se Zylyftari u vra nga dora e Prele Pjetrushit dhe jo nga armet e Tafilajve. Admir Tafilaj vellai i Gencit vjen nga Italia por arrestohet ne vitin 2002 dhe akuzohet ti kete bere prite per qellime hakmarrjeje ish-shefit te Malesise se Madhe Prele Pjetrushit te cilin i pandehuri e akuzonte se i kishte vrare te atin Bahri Tafilajn.

Arratisjet

Perpara arrestimit ne Shqiperi Tafilaj kishte kryer nje arratisje po te bujshme edhe ne shtetin zviceran ku po vuante denimin per ceshtje droge. Pasi u arratis nga Zvicra ai eshte kthyer ne Shkoder ku brenda nje kohe te shkurter vuri ne zbatim planin e hakmarrjes nga ku ne nje prite plagosi ish-shefin e Malesise se Madhe. Ne shkurt te 2009-s Tafilaj doli para gjykates per te deshmuar per nje arratisje tjeter te bujshme ate te Burrelit ku duke prere hekurat e burgut dy te denuar te perjetshem dolen nga sektori B i ketij burgu per tu arrestuar ore me vone. Ne tetor te 2010-s rreth pese muaj me pare per shkak te sjelljes se mire ne qeli dhe justifikimit se shpesh ishte ne gjendje jo te mire shendetesore Admir Tafilaj i burgosur ne Shenkoll te Lezhes perfitoi tete ore leje per te shkuar ne shtepine e tij ku edhe beri nje arratisje spektakolare per te cilen u ndeshkuan drejtues e shume punonjes policie. Deri me dje ai qendronte i lire dhe i shpallur ne kerkim dy here per arratisje nga burgu dhe tashme si i dyshuar per vrasjen e vellezerve Pjetrushi ne Grude te Shkodres.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›