E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD-ja do te rishikoje ndeshkimet pa te drejte te gjyqtareve

Te gjitha vendimet qe u moren dje ne mbledhjen e Keshillit te Larte te Drejtesise. Furtune inspektimesh jo vetem ne kupolen drejtuese te gjykatave
Laureta Rryçi
Te gjitha ndeshkimet nga ana e KLD-se, qe jane cilesuar si te padrejta nga Gjykata Kushtetuese, duket se do te marrin fund. E thene ndryshe, shume gjyqtare qe kane marre transferime prej disa vitesh per shkak te ketyre ndeshkimeve mund t’iu rikthehen vendeve te punes. Keshtu deklaroi dje nenkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu. Ne nje komunikim me mediat, Spahiu beri publike te gjitha vendimet e djeshme te Keshillit te Larte te Drejtesise. Mbledhja e djeshme, qe ka zgjatur per disa ore me radhe, ka qene plot me vendime per shume çeshtje. Fillimisht jane njohur tre kandidatet e rinj, Dhurata Haveri, Shkelqim Miri dhe Guxim Zenelaj. Me pas eshte vendosur t’i komunikohet zyrtarisht Kuvendit per ekzistencen e nje vendi te vetem bosh ne KLD. Nderkohe, mbledhja ka vazhduar me vendime te tjera per çeshtje te ndryshme.
Gjykatat
KLD-ja votoi dje nje femer per ta vene ne krye te postit qe do te kaloje ne site te gjithe gjyqtaret e vendit. Deri tani ne njeren
prej gjykatave te Shkodres, me vendimin e djeshem ajo do te transferohet ne Tirane per te marre drejtimin e Inspektoratit te KLD-se. Detyra e pare me te cilen ajo do te perballet do te jete inspektimi i menjehershem neper disa gjykata te vendit perpos ankesave qe do te mberrijne nga qytetaret per çeshtje konkrete. Furtune ndryshimesh pritet te kete dhe ne kupolen drejtuese te gjykatave. Kryetaret dhe nenkryetaret aktuale do te kalojne ne site me vete nga gjyqtaret per te pare nese kane vlerat e duhura profesionale, por jo vetem, per te qene ne keto poste.
Kushtetuesja
Pas shume vitesh, KLD-ja me ne fund duket se do t’i shohe me seriozitet vendimet e Gjykates Kushtetuese. Jo pak gjyqtare, duke i cilesuar si jo te drejta vendimet e Keshillit, i jane drejtuar Kushtetueses per te vene te drejten ne vendin qe i takon. Keto raste kane te bejne me nje pjese te mire te masave disiplinore qe jane dhene nga Keshilli me propozim te ministrit te Drejtesise. Nje pjese e mire e gjyqtareve jane transferuar neper gjykata te vogla te vendit per shkeljet qe pretendohej te kishin. Keto transferime jane cilesuar diskriminuese nga Kushtetuesja. Spahiu deklaroi dje se keto vendime shume shpejt do te shqyrtohen dhe kesisoj gjyqtaret jo vetem nuk do te kene me masa disiplinore, por do te kthehen ne gjykatat ku ishin.

Vendimet e djeshme te KLD-se

Njihen mandatet e Guxim Zenelajt, Shkelqim Mirit, Dhurata Haverit

Pas nje procesi selektimi rigoroz te kandidaturave te paraqitura per kryeinspektor dhe inspektore prane Keshillit te Larte te Drejtesise, me propozim te zevendeskryetarit, Keshilli vendosi te emeroje ne detyren e kryeinspektorit znj. Valbona Vata dhe si inspektore Qemal Zaimin, Elda Vrionin, Lazer Sallakun dhe Hysen Salikon

U trajtua çeshtja e plotesimit te vendeve vakante per kryetar te disa gjykatave dhe ne perfundim Keshilli vendosi te shpalle konkurrimin per kryetar te Gjykatave te Rretheve Puke dhe Tropoje, si dhe ne Gjykatat e Apelit Durres dhe Shkoder.

Nis shqyrtimi i modelit te ri se si do te funksionoje Keshilli i Larte i Drejtesise

Vendoset te ngrihet nje grup pune qe do te shqyrtoje te gjithe kryetaret dhe nenkryetaret e gjykatave mbi cilesine e punes

Do te ngrihet nje grup pune per miratimin e nje procedure te re per sistemin e vleresimin e te gjithe gjyqtareve

Keshilli trajtoi problemin e shfuqizimit nga Gjykata Kushtetuese te pikes 5, te Nenit 42, te Ligjit Nr. 8436, date 28.12.1998, “Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise” i ndryshuar, pare ky problem me shqetesimin e ekzistences se disa kerkesave te procedimeve disiplinore per disa gjyqtare te propozuara nga ministri i Drejtesise e te depozituara ne Keshillin e Larte te Drejtesise, ne te cilat propozohet masa disiplinore “transferim ne nje gjykate tjeter te te njejtit nivel ose te nje niveli me te ulet”.

Keshilli vendosi te caktoje si perfaqesues ne Komisionin e Vleresimit te Masave te Posaçme te Mbrojtjes se Deshmitareve dhe Bashkepunetoreve te Drejtesise gjyqtarin e Gjykates se Apelit Durres, z. Bashkim Dedja, ndersa si perfaqesues alternativ gjyqtarin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan, z. Bujar Musta.

U miratua kerkesa per doreheqje nga detyra e gjyqtares te znj. Marsida Xhafellari, gjyqtare ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Fier, per t’u angazhuar ne strukturat e Ministrise se Drejtesise.

Keshilli i Larte i Drejtesise, pasi shqyrtoi propozimet e ministrit te Drejtesise, vendosi te kryeje disa delegime te gjyqtareve per funksionimin sa me normal te punes ne gjykata te ndryshme ne gjykimin e disa çeshtjeve gjyqesore.

18 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›