E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutohet 29 vjeçari, plagoset dhe një 19 vjeçar

06/04/2010 Në qendër të Tiranës

Një tjetër vrasje me armë ka tronditur dje në orët e vona Tiranën. Këtë herë zënka ka ndodhur në një Pub, sherr që ka përfunduar me ekzekutimin e një të riu. Ngjarja ka ndodhur pranë rreth-rrotullimit të Tiranës së Re në afërsi të ish-diskotekës “San Paolo”, tek sheshi “Willson”. Viktima është identifikuar si Elton Lulo, rreth 29 vjeç, me banim në Tiranë, pronar i një lokali bar-kafene në kryeqytet.

Policia nuk konfirmoi emrin e të plagosurit por tha se në gjendje të rëndë u dërgua në Spitalin Ushtarak ku gjendet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë bëhet e ditur se i plagosur është dhe një i ri Bledar Caca, 19 vjeçar, i cili ishte i pranishëm në vendngjarje. Vrasësi është larguar menjëherë nga vendi i krimit. Ndërsa policia bën të ditur se po heton në dy pista. E para mbetet ajo e një sherri të momentit dhe pista e dytë është e kaluara e viktimës. Burimet kanë bërë të ditur se viktima ka punuar më parë si badiguard, ndaj dhe po shihen përplasjet e mundshme të mëparshme të të riut i cili dje ka humbur jetën.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›