Kasat, bizneset e vogla problematike
06/04/2010 Kjo kategori ka afat për pajisen deri në fund të qershorit
Në rast mos zbatimi, tatimet do të ndëshkojnë me gjoba
Bizneset e vogla rezultojnë të jenë më problematikët për sa i takon pajisjes me kasa fiskale, ndërkohë që afati i fundit për këtë proces është muaji qershor. Burime zyrtare nga Drejtoria e Tatimeve bën të ditur dje se prirja e këtyre bizneseve është përshpejtimi i procedurave në afatin e fundit, ndërkohë që çdo kapërcim afati do të shoqërohet me penalizime. Ndërkaq, sipas ndryshimeve që i janë bërë ligjit, kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Financave detyrohen t’i përshtatin pajisjet sipas natyrës së bizneseve. Tatimet parashikojnë që bizneset do të pajisen totalisht me kasa fiskale brenda muajve shtator-tetor të këtij viti, ndërkohë që për biznesin e madh ka përfunduar vendosja e kasave në 100 për qind të tyre. Problematikat që kanë shoqëruar procesin e pajisjes me kasa fiskale kanë qenë të ndryshme, nga kundërshtimet e bizneseve për t’iu nënshtruar kësaj praktike deri tek mungesa e seriozitetit të vetë firmave. Në mars të vitit 2008 qeveria miratoi ligjin që i hapte rrugë vendosjes së kasave regjistruese për biznesin, dhe për pasojë çdo transaksion shitblerjeje do të shoqërohej me faturë tatimore. Kjo vlente si për bizneset e vogla dhe të mëdha. Pra, shitësi është i detyruar që çdo mall që shet ta regjistrojë në kasë dhe për çdo shitje që ai kryen blerësit duhet të marrin kuponin tatimor. Qeveria kishte planifikuar që ky proces të përfundonte brenda këtij viti. Por problemet e hasura kanë bërë që të miratohet shtyrje e afatit të vendosjes së kasave. Kjo, pasi në muajin shtator Ministria e Financave përfundoi procesin për autorizimin e pesë kompanive që do të kenë të drejtën e shpërndarjes së këtyre kasave. Për rrjedhojë, qeveria e pa të nevojshme që të ndryshonte afatet e vendosjes së kasave. Në fakt procesi i vendosjes së kasave ka nisur vite më parë, por që për fat të keq dështoi, por sipas parashikimeve në tetor do të përfundojë në të gjithë vendin.
Konsumatorët, loto me faturat
Në kuadër të masave që detyrojnë qytetarët të kërkojnë fatura tatimore nga dyqanet për çdo mall apo shërbim që ata marrin, Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve, por mendon të aplikojë dhënien e dhuratave të ndryshme në formë lotarie. I marrë si një shembull nga Mali i Zi kjo mënyrë synon dhënien e një impulsi konsumatorëve shqiptarë, të cilët përmes marrjes së kuponit fiskal do të bëhen pjesë e një lotarie me dhurata. Në fakt kjo ide i është propozuar Ministrisë së Financave dhe është pritur pozitivisht, pasi në vende të tjera ka dhënë rezultatet e dëshiruara. Në vendin fqinj, të gjithë njerëzit hedhin kuponët me numrin përkatës në vendet e caktuara duke lënë numrin e telefonit, çdo javë hidhet lotaria dhe fitohen shumë dhurata që janë kryesisht elektroshtëpiake apo edhe sende të tjera me vlerë më modeste.