E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohet biznesmeni i miellit

• Ekzekutohet pronari i një punishteje mielli në fshatin Ngjeqar të Fierit. Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se Mehmet Feleqi, 32 vjeç, është gjetur i vdekur mëngjesin e së enjtes në ambientet e punishtes, e cila ishte në pronësi të tij prej 7 vjetësh.FIER/ MAJLINDA RAMATrupi i pajetë është zbuluar nga vëllai i viktimës, i cili ka lajmëruar menjëherë policinë. Mësohet se policia po heton në disa pista, si ajo e konkurrencës, e konfliktit të pronësisë, apo edhe të borxheve të shumta që bashkëfshatarët i kishin viktimës, por deri në orët e mbrëmjes së ditës nuk ishte bërë i mundur identifikimi i autorëve të krimit. Sipas burimeve policore, mësohet se trupi i Feleqit ishte i shtrirë në krevatin ku ai flinte përnatë, pasi ruante edhe punishten e miellit. Mbi trupin e pajetë të Feleqit janë gjetur 6 plagë të shkaktuara nga një armë zjarri. Pranë vendit të krimit janë gjetur 6 gëzhoja, të cilat janë dërguar në laboratorët balistikë për ekspertime të mëtejshme. Sipas policisë, rrethanat dhe shkaqet e vrasjes mbeten të paqarta, kjo edhe për faktin se nuk është dhënë asnjë variant konkret, si nga ana e banorëve të zonës, ashtu edhe nga të afërmit e viktimës. Mësohet se gjatë gjithë ditës së djeshme janë marrë në pyetje nga policia pothuajse të gjithë të rinjtë, banorë të fshatit Ngjeqar. Të afërm të familjes janë shprehur se Mehmet Feleqi nuk kishte konflikte me askënd dhe se bënte një jetë të qetë familjare, pasi administronte një punishte mielli dhe një lokal të vogël në fshat. Xhaxhai i 32-vjeçarit, Hazbi Feleqi është shprehur për gazetën "Panorama", se nipi i tij nuk kishte pasur asnjë përplasje me fqinjët apo me persona që familjarët i njihnin. "E gjeti i vëllai të vdekur në magazinën e punishtes së miellit. Nuk kishte asnjë problem këtu në fshat, përkundrazi i ndihmonte të gjithë dhe ishte shumë bujar. Kishte pasur disa herë raste për sherr për shkak të borxheve të mëdha që i kishin bashkëfshatarët, pasi merrnin tek ai miell me listë, por gjithmonë tërhiqej. Mehmeti dinte të falte. Ishte nga të paktët njerëz që nuk mbante inate. Ai jetonte mirë dhe nuk na kishte dhënë përshtypjen se mund të kishte probleme. Na ka ardhur gjithçka krejt e papritur, jemi shokuar", ka pohuar për gazetën xhaxhai i viktimës, i cili është dhe drejtori i shkollës së fshatit Ngjeqar. Ndërsa rreth dyshimeve për një konflikt të mundshëm pronësie, ai nuk ka pranuar të japë shumë hollësi, por ka thënë shkurt se nuk mund të ishte diçka e tillë në mes. Trupi i pajetë i 32-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Fierit, ndërkohë që mbetet në pritje ekspertiza mjeko-ligjore. Mehmet Feleqi ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë. Nuk kishte pasur probleme me ligjin dhe është njohur si një person jo problematik. 7 VJETmë parë Mehmet Feleqi kishte ndërtuar punishten e miellit në fshatin Ngjeqar të Fierit. Përveç punishtes ai kishte në pronësi edhe një lokal6 PLAGEtë shkaktuara nga një armë zjarri kishte mbi trup Feleqi, ne momentin që është gjetur nga vëllai i tij mëngjesin e ditës së enjte Banorët: Nuk dëgjuam krismaEdhe pse 32-vjeçari Feleqi është gjetur i vdekur nga plagët e marra nga një armë zjarri, askush nga banorët e fshatit nuk ka dëgjuar krisma. Mësohet se në deklarimet e tyre ata kanë pohuar se nuk kanë dëgjuar të shtëna apo zhurma të tjera që ngjasojnë me to. Sipas policisë, kjo shton dyshimet se vrasja mund të jetë  kryer me një armë me silenciator ose në rrethana të tipit mafioz.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›