E Shtunë, 31 Tetor 2026

Furgoni me mollë prangos tre punonjës të doganës

• Furgoni me 2,5 ton mollë maqedonase çon në pranga 3 punonjës të doganës së Tushemishtit.POGRADEC/ JORGJETA GJANÇINjë doganier dhe dy punonjës të policisë kufitare u prangosën pak minuta pasi mjeti, në pronësi të një tregtari nga Korça kaloi traun. Burime zyrtare të policisë bënë të ditur dje arrestimin e doganierit të turnit Arjan Mëhillit, 38 vjeç, banor i fshatit Tushemisht, Genci Tahirllarit, 29 vjeç, oficer policie me detyrë përgjegjës turni, banor i fshatit Buçimas të rrethit të Pogradecit dhe Mentor Killos, 31 vjeç, punonjës policie me detyrë kontrollor, banor i Pogradecit. Në pranga ka përfunduar edhe Ndriçim Alla, tregtari që kishte futur mallin pa shlyer detyrimin doganor prej 300 mijë lekësh. Operacioni për arrestimin e tre punonjësve të doganës, si edhe drejtuesit të mjetit është bërë në orët e para të mëngjesit të djeshëm nga Drejtoria e Policisë së Pogradecit në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm. Sipas hetimeve të para, tre punonjësit e pikës doganore kanë favorizuar një tregtar fruta-perimesh për të futur në vendin tonë mallra pa shlyer detyrimin fiskal. Mësohet se ngjarja zë fill me kapjen në flagrancë të tregtarit Alla teksa ishte duke transportuar ngarkesën me 2.5 ton mollë, të ngarkuara në një furgonin me targë KO 4732 B. Kontrollorët e antikontrabandës i kanë kërkuar faturën e mallit dhe dokumentet e tjera që dëshmonin se ishte shlyer detyrimi fiskal ndaj shtetit, të cilat tregtarit i mungonin. Në këto rrethana ai është shoqëruar me gjithë mallin në mjediset e komisariatit të policisë Pogradec. Pas deklaratave të dhëna nga drejtuesi Alla është ndërmarrë aksioni që ka çuar në pranga doganierin Mëhilli, oficerin e policisë Tahirllari, si edhe punonjësin e policisë, Killo. Të tre këta punonjës ishin në shërbim rreth orës 19:30 të së martës, kur është kaluar ngarkesa me mollë për të cilën nuk është bërë shlyerja e detyrimit doganor. Mësohet se të tre këta nëpunës të shtetit në fillim nuk e kanë pranuar akuzën dhe janë munduar ta justifikojnë situatën me mosqenien e tyre në detyrë për shkak të një pushimi të vogël. Por më pas teksa janë vënë para faktit janë detyruar të pranojnë se kanë bashkëpunuar kundrejt një shpërblimi për kalimin e ngarkesës. Grupi i hetimit në punën e tij është duke u përqendruar edhe në mundësinë e përsëritjes së këtyre veprimeve, me qëllim përfitimi. Ndaj tre punonjësve të doganës është ngritur akuza e favorizimit të kontrabandës duke shpërdoruar detyrën. Inspektorët e degës së antikontrabandës në qytetin e Pogradecit kishte kohë që zhvillonin hetime rreth një kontrabande të mundshme në këtë pikë doganore. Drejtuesit e KESH mohojnë akuzatDURRES – Drejtuesit e arrestuar të KESH-it në Durrës mohojnë të kenë kryer krim ekonomik dhe shpërdorim të detyrës. “Tenderët për shtrimin e linjave i kemi kryer në bazë të ligjeve dhe nuk kemi shkelur parimin e barazisë mes subjekteve”. Kjo fjali është dëgjuar të thuhet në mënyra të ndryshme nga të arrestuarit përpara hetuesve, të cilët megjithatë shprehen se “disponojnë prova që vërtetojnë implikimin e zyrtarëve në afera korruptive”. Dosja “voltazh” me të arrestuarit Dëfrim Lakra, Plator Mehmeti, Llambi Karamani dhe Pandeli Bega i ka kaluar për ndjekje Prokurorisë së rrethit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›