Kur nisi pastrimi i parave në Shqipëri
Si funksionuan në vitet e para të ’90-s shoqatat që u cilësuan si financuese të terrorizmit. Marrëveshja që u lejon të hetojnë edhe politikanët për pastrim parash
Laureta Rryçi
Tiranë - Të dhënat që janë arkivuar në raportet e NIF-it vërtetojnë se fenomeni i pastrimit të parave në Shqipëri daton që në vitin 1994. Këtë vit vendi ynë u vizitua nga disa fondacione, kryesisht islamike, organizma privatë të regjistruar si entitete për propagandimin e fesë islame dhe ndihmesën e disa shtresave vulnerabile të shoqërisë shqiptare. Këto organizata private e kanë shtrirë aktivitetin e tyre për një kohë të shkurtër në shumë qytete të vendit dhe hapen llogari bankare në disa banka të nivelit të dytë në emër të administratorëve si dhe realizuan disa transferta brenda dhe jashtë vendit.
Hetimi
Në asnjë rast nuk rezulton burimi i të ardhurave, përfituesi përfundimtar si dhe destinacioni i përdorimit të këtyre fondeve. Përveç objektivave të deklaruara në status, rezultoi nga listat e shpallura se disa prej tyre ishin implikuar edhe në përzgjedhjen dhe stërvitjen e muxhahedinëve në Bosnjë, Çeçeni, Kosovë etj., si dhe kanë shërbyer si mbështetës të rrjetit terrorist Al-Kaeda e sidomos në trafikun ndërkombëtar të armëve në favor të këtij rrjeti. Shqipëria, si pjesëtare në luftën globale kundër financimit të terrorizmit ka nënshkruar, ratifikuar dhe zbaton të gjitha konventat ndërkombëtare që kanë lidhje me luftën kundër të gjitha krimeve dhe trafiqeve të paligjshme.
Bashkëpunimi
Drejtoria e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave bashkëpunon me disa nga institucionet më të rëndësishme të vendit. Ky bashkëpunim realizohet në mbështetje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi si dhe nga nënshkrimi i disa Memorandumeve Mirëkuptimi midis palëve, të cilat sigurojnë shkëmbimin efektiv të informacioneve të nevojshme për zbulimin dhe identifikimin e individëve dhe aktiviteteve të jashtëligjshme nga të cilat përfitohen të ardhura të papastra, apo identifikimin dhe më pas ngrirjen, konfiskimin apo sekuestrimin e pronave të tyre. Është nënshkruar një marrëveshje me Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), për të investiguar mbi burimet e ligjshme të krijimit të aseteve të personave të ekspozuar politikisht (persona që kanë mbajtur ose mbajnë aktualisht funksione të larta politike dhe/ose funksione të larta në administratën publike.
Box
Si funksionon Komiteti
Komitetit Kombëtar të Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave drejtohet nga kryeministri dhe në përbërje të tij janë prokurori i Përgjithshëm, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, ministri i Punëve të Jashtme, ministri i Mbrojtjes, ministri i Brendshëm, ministri i Drejtësisë dhe kryetari i Shërbimit Informativ. Detyra e këtij komiteti është përcaktimi i politikës së përgjithshme shtetërore në fushën e parandalimit të pastrimit të parave. Në Komitet shqyrtohen dhe analizohen raportet e veprimtarisë së NIF-t si dhe raporte e dokumente të përgatitura nga institucione ndërkombëtare, që ushtrojnë veprimtari në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe në luftën kundër financimit të terrorizmit. Në këtë Komitet diskutohen dhe çështje të tjera të rëndësishme që çmohen nga kryeministri, prokurori i Përgjithshëm dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë.
Disa të dhëna statistikore për vitin 2001-2005
Nr. Përshkrimi Viti 2005 5 vitet (2001- 2005)
1 Dërguar në polici për investigim 10 41
2 Kallëzim në prokurori
- për pastrim parash
- financim terrorizmi 11
4
7 21
12
9
3 Të dënuar (pastrim parash) 5
4 Ne gjykim 1
5 Masa të marra :
1.Urdhra ngrirje (asete, pasuri, investime) nga këto :
- Pastrim parash
-Financim terrorizmi
7
0
7
8
0
8
6 2. Llogari bankare të ngrira
- Pastrim parash
- Financim terrorizmi 12
0
12 63
2
61
Nr Pershkrimi Viti 2006
1 Dërguar në Bankën e Shqipërisë 19
2 Dërguar në DPT për fshehje të ardhurash 8
3 Dërguar në Polici për investigim 11
4 Kallëzim në prokurori
- për pastrim parash
- financim terrorizmi 3
2
1
5 Të dënuar (pastrim parash) 0
6 Në gjykim 0
7 Masa të marra :
1.Urdhra ngrirje (asete, pasuri, investime) nga këto:
- Pastrim parash
-Financim terrorizmi (urdhra shtesë)
8
0
8
2. Llogari bankare të ngrira
- Pastrim parash
- Financim terrorizmi 7
0
7
14 Mars 2008