Ekzekutohet emigranti, policia heton bandat rivale
Autori i Lajmit: red.
Një emigrant shqiptar është arrestuar dy netë më parë në Athinë. Mediat helene bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur në orën 00.20 të ditës së djeshme në Kalithea, në rrugën “Platonos dhe Elektras”. Emigranti 42-vjeçar u qëllua me armë zjarri në çastin kur ai po dilte nga makina e tij një autoveturë, bënë të ditur burimet policore. Sipas të njëjtave burime mësohet se një person i është afruar kur 42-vjeçari që u identifikua si Agron Beqiraj, hapi zjarr me pistoletë. Dëshmitarët kanë dërguar në spitalin “Evagjelizmo” viktimën e plumbave, kurse autori u zhduk duke vrapuar, në përpjekje për të humbur gjurmët. Në lidhje me krimin, policia thotë se kemi të bëjmë me një larje hesapesh mes viktimës dhe autorit të vrasjes dhe se ekzekutimi ishte i paramenduar dhe i planifikuar. Ndërkohë, mësohet se emigranti jetonte prej disa vitesh në shtetin helen dhe ishte i pajisur me dokumente të rregullta. Burimet bëjnë të ditur se 42-vjeçari nuk ishte person i skeduar nga policia, por si pistë kryesore për ekzekutimin e tij mbeten konfliket mes bandash rivale.
Ky lajm është publikuar: 29/07/2008