Stipçeviç: Shqiptarët, pasardhës autentik të ilirëve
Autori i Lajmit: red.
“Ne flasim gjuhën arbëreshe mes nesh”, tha një buzëmbrëmje të freskët korriku, akademiku i njohur kroat Aleksandër Stipçeviç. Ishte një takim i organizuar në kuadër të Panairit të Tetë të Librit Shqip, që po mbahet prej ditësh në qytetin e lashtë të Ulqinit, ku ftesës për pjesëmarrje nuk kish nguruar t i përgjigjej edhe një nga personalitetet më të njohura të botës akademike të të gjithë Mesdheut. Aleksandër Stipçeviç, 78 vjeç, i njohur në Shqipëri nga viti 2002 me botimin e tij ençiklopedik “Ilirët, historia, jeta kultura, simbolet e kultit“, nga Zara e Kroaçisë, por me të parë nga Shestani, një zonë malore rreth 60 kilometra larg Ulqinit, vendbanim ku kanë qënë vendosur shumë arbëreshë tha se “në këtë vizitë të parë të tij i kishte pëlqyer shumë Ulqini, por edhe fshati i prejardhjes së tij”. “E kisha dëshirë të kahershme të vizitoja tokën e të parëve të mi. Më pëlqyen malet dhe relievi“, tha Stipçeviç, i çili preferoi që për disa minuta t u drejtohej të pranishmëve të këtij takimi me gjuhën e parardhësve të tij, ashtu sikundër ai ka preferuar që në çdo rrethanë politike të pohojë pa drojë prejardhjen e tij shqiptare. “Kam dëshirë të flas shqipen që di nga të parët e mi“, tha akademiku i njohur kroat, i fokusuar në këtë takim nga media të ndryshme, por dhe i ndjekur me interes të plotë nga pjesëtarë të jetës kulturore të qytetit të Ulqinit, një qytet i dyzuar mes lartësisë që ofron relievi shkëmbor dhe butësia e bregut të detit. Dhe ndoshta ky takim, mbi një temë aq shumë të diskutuar mbi ilirët, nuk do të kishte pasur vend më të mirë për t u organziuar se sa këtu në Ulqin, qyteti ilir i çili në lashtësinë e tij shtrihej nga Kepi i Mendrës në veri deri ku lumi Buna derdhet në detin Adriatik. Një nga emrat e njohur të iliriografisë, bibliografisë, i nderuar dhe nga Presidença Shqiptare disa vite më parë me Urdhrin e Lartë “Naim Frashëri” u zgjodh të botohej edhe në shqip nga përkujdesja e një prej botuesve të njohur shqiptarë, Fatmir Toçi. Libri i tij mbi ilirët, i botuar nëntë herë në Kroaçi, i përkthyer në italisht, anglisht dhe në disa gjuhë të tjera u njoh në fakt për herë të parë nga përkthimi në vitin 1967 në Kosovë nga gazeta Rilindja. Ishte një kohë që, siç u shpreh në këtë takim dhe akademiku Muzafer Korkuti, libri i Stipçeviç u njoh dhe pati bujë, edhe pse jo hapur dhe në Shqipëri. Në fakt, Stipçeviç ishte shprehur që në rininë e tij të hershme se do të merrej me ilirët duke shkruar se “Historia e Ballkanit nuk mund të studiohet pa historinë e ilirëve“. Dhe akademiku i njohur si për t i qëndruar besnik kësaj teze të rinisë së tij të hershme, jep në këtë libër voluminoz detaje nga jeta e ilirëve, duke nisur nga vendbanimet, mënyrën dhe organizimin e jetës, besimit, për të pohuar pas kësaj tezën e tij shkençore se “shqiptarët e sotëm janë pasardhësit autentikë të ilirëve”, “se ata nuk janë zhdukur” dhe “se ilirët kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në formimin e popullatave të ndryshme në rajonin ku kanë jetuar dhe më gjerë”. Si një personalitet i njohur i historiografisë, arkeologjisë, publiçistikës dhe mendimit filozofik, Stipçeviç, i çilësuar nga shumëkush për një vepër krijuese dhe njerëzore, me gravitet të rëndë, njihet edhe për punën e tij si bibliograf, përkushtim i çili ka sjellë edhe veprën e tij “Ilirët, të parët e shqiptarëve…”, një vepër mbi të gjitha me një fuqi analizuese dhe sintetizuese të rrallë. Sepse siç u shpreh në këtë takim akademiku Muzafer Korkuti “vepra e prof. Stipçeviç mbi ilirët nuk mund të arrihej pa hulumtimin, pa skedimin e botimeve mbi ilirët. Ajo kërkonte një punë sistematike, duke sjellë një plotësim hap pas hapi të veprës, gjë të çilën ai e ka arritur në të gjitha dimensionet që kërkon një vepër e tillë". Mbi 39 monografi, 113 artikuj, 77 shkrime shkençore, plotësojnë veprën e këtij akademiku të njohur, i çili nuk ka ngurruar të pranojë rëndësinë që ka organizimi i panaireve të librit në hapësirën mbarëshqiptare. Kryetari i komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, i ka dhuruar me këtë rast akademikut të njohur një anije ilire, simbol i qytetit, ndërsa ai nuk ka ngurruar të firmosë librat e tij me autografë për shumë të pranishëm në këtë takim. ”Jam duke punuar për një libër të ri që ju kushtohet arbëreshëve”, ka pohuar Aleksandër Stipçeviç, akademiku kroat nga Zara e Kroaçisë, që në këtë vizitë të tij të parë në Ulqin ka pasur kënaqësi të vizitojë edhe Shestanin, fshatin e të parëvë të tij.
Ky lajm është publikuar: 29/07/2008