Tenton të përdhunojë 22-vjeçaren, pranga autorit
Autori i Lajmit: red.
Një vajzë 22-vjeçare ka denoncuar një burrë, i cili ka tentuar ta përdhunojë. Autori është arrestuar nga policia, si i dyshuar i vetëm i krimit të rëndë. Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima e krimit të shëmtuar është 22-vjeçarja E.M., lindur e banuese në qytetin e Vlorës. I dyshuar si autor i krimit është Gëzim Imeraj, 45 vjeç, lindur në Mallakastër e banues në Vlorë. Ngjarja sipas hetimeve, ka ndodhur pasditen e së shtunës, kur 45-vjeçari dyshohet se ka shkuar në banesën e vajzës së re me synimin për ta përdhunuar atë. Në orët e para të ditës së djeshme, policia tha se pas një kontrolli që ushtroi në banesën e 45-vjeçarit, gjeti dhe sekuestroi një automatik që i dyshuari e mbante pa leje. Me arrestimin e 45-vjeçarit, ai tani, akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë dhe armëmbajtje pa leje.
Ky lajm është publikuar: 29/07/2008