Ekzekutohet familja në Mallakastër, vritet dhe digjet çifti brenda banesës
Mallakastër- Një ngjarje e rëndë ka tronditur pak pas mesnatës së djeshme fshatin Belishovë të Mallakastrës.
Një çift bashkëshortësh janë vrarë e më pas janë djegur brenda banesës së tyre në komunën Qendër.
Mësohet se viktimat Enver Myftari 55 vjeç dhe Azbie Mystari 52 vjeç ishin të vetëm në banesën kur janë vrarë e më pas djegur.
Sipas policisë së mbërritur në vendin e ngjarjes çifti jetonte vetë teksa djali i tyre i vetëm ishte në Greqi.
Zjarrëfikësit e mbërritur në vendin e ngjarjes kanë shuar flakët e një shtëpie private, teksa forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe grupet hetimore kanë nisur hetimin.
Ende nuk dihen autorët e këtij krimi tragjik, por po punohet për kapjen dhe arrestimin e tyre.
/IDEA/