Ekzekutohet ish- mundësi i Dinamos së Tiranës

Tiranë, 11 gusht - Policia merr në pyetje dëshmitarët dhe familjarë të Leonard Bilalit, 33 vjeçarit të ekzekutuar mbrëmë në një nga lokalet e kryeqytetit. Leonard Bilali u ekzekutua mbrëmë me 4 plumba pistolete në një nga lokalet e kryeqytetit.
Dy pistat kryesore ku janë përqendruar hetimet janë ato të vrasjes pas një grindjeje të momentit, si dhe pista për hakmarrje. Pas ngjarjes u mësua se vrasja kishte ndodhur pas një sherri mes disa personave në lokalin ku ishte ulur Bilali.
Ndërsa Gazeta shqiptare zbulon sot se ish-mundësi i Dinamos është i vëllai i ish-efektivit special të policisë Arben Bilali, ky i fundit i plagosur në një tjetër atentat në maj të këtij viti.
Nga veprimet e kryera hetimore del se autori i vrasjes e ka qëlluar një herë në bark Bilalin dhe, kur 33-vjeçari është përkulur, ai ka qëlluar edhe tre herë të tjera nga pas, në krahun e majtë. Autori është larguar këmbë nga vendi i ngjarjes, por dyshohet se është ndihmuar edhe nga persona të tjerë për t’u larguar.