E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Tiranë dhe Durrës vdesin gjatë punës 2 elektricistë

Tiranë, 10 gusht - Kontakti me rrymën elektrike ka qenë fatale sot për dy elektricistë në Tiranë e Durrës. Një 33-vjeçar humbi jetën sot në Tiranë, si pasojë e rënies në kontakt me energjinë elektrike, ka raportuar BalkanWeb.
Ngjarja ndodhi gjatë mesditës, kur 33-vjeçari Altion Resa me profesion elektricist, po riparonte një defekt në një lokal pranë maternitetit “Mbreteresha Geraldinë”. Me të marrë sinjalizim për ngjarjen, blutë e Tiranës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Sipas hetimeve paraprake mësohet se 33-vjeçari Resa po riparonte një defekt në qarkun elektrik të lokalit ku gjeti edhe vdekjen pas kontaktit me rrymën. Edhe pse i riu u dërgua në urgjencën e Maternitetit për t’iu dhënë ndihma e parë nga mjekët, si vendi më i afërt me ngjarjen, 33 vjeçari nuk mundi të mbijetonte.
Ndërkaq një tjetër elektricist ka humbur jetën pasditen e sotme në një fshat të Durrësit. Burime nga qyteti bregdetar bëjnë të ditur se bëhet fjalë për 42-vjeçarin Xhavit çota.
Ngjarja ndodhi në fshatin Hardhishtë, kur çota punonte për instalimin elektrik në një banesë. Sipas policisë, 42 vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike nga ku ka gjetur edhe vdekjen e menjëhershme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›