E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohet me 6 plumba miku i Shullazit

21/03/2012  Pritë nga dy persona

Arlind Fuga është ekzekutuar dje në mbrëmje në Tiranë ndërsa ishte duke dalë nga bilardo. Mësohet se kanë qenë dy persona që i kanë ngritur pritë 34-vjeçarit, mbi të cilin dyshohet se janë derdhur 7 plumba. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 7 gëzhoja të dalë nga armë tip pistolet. Nga dëshmitarët policia ka marrë të dhëna për dy persona që kanë qëlluar mbi Fugën, ndërsa janë larguar menjëherë. Ekspertët e kanë kualifikuar ekzekutimit të kryer nga profesionistë. Ndërsa menjëherë janë shoqëruar 20 persona. Por që kanë mbetur në ndalime për hetime të mëtejshme apo si ekzekutorë të mundshëm. GJithësesi pa dalë në një emër konkret të akuzuar.

Në lidhje me vrasjen në rrugën “Him Kolli”, janë hedhur dhe pistat e para të hetimit. Së pari është renditur ajo e konflikteve të rastit. Por se më e mundshme është ajo e lidhjes së tij me persona të njohur të botës së krimit. Mësohet se Fuga më parë ishte i njohur dhe si miku i Emiljano Shullazit. Por në rast të vendosjes së fokusit në këto lidhje, shtrirja e hetimit do të përfshijë dhe luftën mes klaneve. Por se më e mundshmja ka mbetur ajo e konflikteve të vetë të ndierit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›