E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutohet me arme gjahu roja i nje pike karburanti

Ekzekutohet me armë gjahu në periferi të Tiranës, roja i një pike karburanti. Amarildo Vrapi është qëlluar para pikës se karburantit ku dhe punonte, ndërsa 2 rojet e tjerë deklarojnë se kanë qenë në gjumë në momentin kur ndodhi krimi. Sipas policisë në karburant nuk punohej në orën kur ndodhi ngjarja duke përjashtuar mundësine e ndonjë tentative të mundshme grabitjeje.
Burimet policore thanë se dëshmitë e rojeve të tjerë nuk kanë ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes, pasi të dy dëshmitaret deklarojnë se kanë qene në gjumë kur ndodhi krimi. Inspektorët e rendit dhe ata të krimeve kane nisur kërkimet dhe verifikimet për konflikte të mundshme të viktimës, pasi dyshohet që ngjarja të ketë për motiv ndonjë grindje apo problem personal. Vrapi është viktima i pestë nga vrasjet gjatë këtij viti në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›