Llogaraja kalohet me zinxhire
Një valë i ftohti ka përfshirë në orët e para të mëngjesit rrethin e Vlorës. Sasi të konsiderueshme dëbore kanë rënë duke mbuluar rrethinat dhë më konkretisht zonat me lartësi të konsiderueshme nga deti. Zona e Llogorasë ka prezantuar probleme në qarkullimin e automjeteve. Aksi nacional është mbuluar nga dëbora dhe policia rrugore raporton se ai është i kalueshëm vetëm me zinxhirë. Në zonë janë drejtuar mjetet e drejtorisë së Rrugëve për të mbajtur nën kontroll situatën e papritur. Ndërkohë që edhe policia është në vendngjarje për te orientuar drejtuesit e mjeteve.