Nikaj: Prokurorise i ngeli ceshtja ne dore
Nje dite pas perfundimit te hetimeve dhe te dergimit te dosjes ne Gjykaten e Larte, avokati mbrojtes i Ministrit te Jashtem, Lulzim Basha, Zef Nikaj ka shpjeguar shkeljet e prokurorise. "Prokuroria e Pergjithshme e pa qe ceshtja i ngeli ne dere dhe e dergoi dosjen ne gjykate te Larte. Organi i prokurorise e ka zvarritur kete ceshtje. Une personalisht e morra vesh rastesisht qe dosja ishte derguar ne Gjykaten e Larte", ka vazhduar Nikaj. "Dje kam pasur fletethirrje per te shkuar ne Prokurorine e Pergjithshme. Nuk kam shkuar ne kohe, por ne 10:45. Qellimi ka qene se pas daten 6 nentor te gjitha katet procedurale te Prokurorise jane te paligjshme", keshtu ka deklaruar dje avokati mbrojtes i Bashes, Zef Nikaj. Per kete qellim sipas tij i ishte drejtuar edhe Gjykates se Tiranes, e cila do te shqyrtoje kete kerkese, ndersa kolegu i tij avokati Genc Gjokutaj, i eshte drejtuar Gjykates se Tiranes, gjykate e cila pushoi hetimet, ndersa i eshte drejtuar edhe Gjykates se Apelit per te kundershtuar kerkesen e prokurorise. Jo vetem kaq. Nikaj beri me dije dje se pas paraqitjes ne prokurorine e pergjithshme ka dorezuar nje deklarate memorie, ku e cileson si te pavlefshme proceduren hetimore te Prokurorise per ministrin Basha. Avokati argumentoi se cdo akt i Prokurorise eshte i paligjshem, eshte shkelur Kushtetuta. Me tej mbrojtesi shtoi se ashtu edhe sic kishin deklaruar se ishin ne respektim te ligjit kerkonte qe edhe organi i akuzes te respektoje vendimet qe jep gjykata. Mbrojtesi ka sqaruar se shkeljet e Prokurorise jane te renda, ndersa procesi do te jete i kendshem pasi ka nene ligjore per ta deklaruar ate te pavlefshem. "Ne kemi besim te plote te gjykata. Gjykata e Larte ka profesioniste dhe ne do te respektojme cdo vendim qe do te marrin", ka mbyllur deklaraten e tij Nikaj. R.Caushaj