"Legalizimet, te ike Aliebaj"
Nenkryetari i LSI-se Dritan Prifti kerkoi dje doreheqjen e ministrit te Drejtesise qe perpiloi ligjin antikushtetues te legalizimeve te ndertimeve pa leje, te cilin Gjykata Kushtetuese e rrezoi dy dite me pare. "Gjykata tha se, nuk do te kete legalizim sipas ligjit dhe sipas Kushtetutes, nga kjo qeveri" tha Prifti. Sipas tij, qeveria Berisha ka mashtruar mbi 300 mije shqiptare, te cileve u premtoi se brenda vitit te tij te pare do te perfundoje ky proces legalizimi. Prifti permendi faktin se qe kur ka filluar qeverisjen Sali Berisha, Gjykata Kushtetuese i ka rrezuar atij me shume se 11 ligje anti-kushtetuese, dhe rrezimi i ketij ligji e nxjerr Berishen plotesisht nje mashtrues, para gjithe atyre shqiptareve qe kane shpresuar se do te kishte nje proces legalizimi nga kjo qeveri. "Berisha mashtroi se donte qe ALUIZN-i te kalonte ne nje site partiake te Shaban Memise keto 300 mije legalizime ne Shqiperi. Pra synimi i tyre ishte qe te gjithe keta njerez nen nevoje te kushtezoheshin te beheshin pa tjeter me PD-ne dhe Berishen", akuzoi Prifti.