E Diel, 1 Nëntor 2026

"Prokuroria, e manipuluar nga Rama"

Demokratet, kane leshuar akuza te forta ne drejtim te prokurores se Pergjithshme Ina Rama. Teksa kane emetuar ne lajme dy reagime te forta ne te njejten dite, zedhenesi i grupit parlamentar te PD, Bumci dhe zedhenesi i vete PD, Bogdani, jane shprehur me tone te forta, se organi i akuzes eshte i manipuluar ne menyren me te turpshme, nga kreu socialist Edi Rama. "Organi i akuzes qe drejtohet nga Ina Rama eshte i manipuluar deri ne palce nga kryesocialisti Edi Rama. Partia Socialiste, pasi nxit procesin e padrejte te hetimit ndaj zotit Basha, kerkon dhe shkarkimin e tij nga posti i shefit te diplomacise shqiptare", ka qene deklarata e djeshme e zedhenesit te grupit parlamentar te PD, Aldo Bumci ne pergjigje te akuzave te shefes se marredhenieve nderkombetare ne PS, Arta Dade. Ai ka cilesuar shqetesues faktin se sulmet e selise roze vijne ne kohen kur aktiviteti diplomatik i ministri Basha eshte ne nivelet me te larta. Aldo Bumci shprehu dje mbeshtetjen e plote ndaj ministrit te Jashtem, Lulzim Basha, duke theksuar se ndertimi i rruges Durres-Kukes eshte pergjigja me e mire ndaj akuzave te Edi Rames. "Edi Rama faktohet si kryeprokurori politik i vendit, qe ka manipuluar deri ne palce institucionin e akuzes", deklaroi deputeti Bumci. Por reagimi i Partise Demokratike nuk eshte ndalur vetem me konferencen e zedhenesit te grupit te saj parlamentar Bumci. Nepermjet zedhenesit te saj, Gerti Bogdani, PD i kerkoi po dje kryetarit te PS, Edi Rama, qe te respektoje institucionet e pavarura dhe shtetin ligjor."Dje dhe sot, kryehetuesi politik i vendit, z.Rama, sulmoi gjykatat, vendimet e tyre, kancelaret, shortin elektronik, dhe gjykatesit, vetem e vetem se ata, zbatojne me korrektese ligjin dhe shtetin ligjor te vendit", deklaroi zedhenesi i PD, Bogdani. Sipas tij, "kryetari i PS, dhe njekohesisht edhe kryehetuesi politik i vendit, mund te manipuloje dhe te shnderroje ne nje instrument te tij, ndonje element te kapur nga krimi ne Prokurorine e Pergjithshme, por nuk mund te mposht ligjin dhe shtetin ligjor te ketij vendi". Ne vijim te deklarates se tij, zedhenesi i selise blu, Gerti Bogdani, i kerkoi kryesocialistit Rama qe te heqe dore nga roli i shemtuar i kryehetuesit, se "ai dhe instrumentet e tij, nuk do te mund te fshehin me asgje, as lidhjet e tyre me krimin". Hetimi i ministrit te Jashtem Basha per kohen kur ka qene ne krye te Transporteve per abuzime me rrugen Durres-Kukes, ka ngritur ne shkallen me te larte "sagen" e perplasjeve mes organit te akuzes dhe te mazhorances, por dhe te vete perfaqesuesve te opozites me mazhorancen, nen pretendimin se po ushtrohet presion mbi prokurorine. Opozita akuzon mazhorancen se po pengon hetimet, nderkohe qe kjo e fundit akuzon opoziten se ka vene nen presion Prokurorine per te marre te gatshme akuzat e fabrikuara ne zyrat e PS per hetimin e Bashes. Nderkohe qe vetem dy dite me pare ka qene kryeministri Berisha, ai qe ka deklaruar se vendimi per rrugen Durres-Kukes eshte marre ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave, ka qene nje vendim kolegjial, dhe Basha ka zbatuar me korrektesi vullnetin e kryeministrit per ndertimin e kesaj rruge. A.G

PD: Rama, lidhjet me krimin

Zedhenesi i selise blu, Gerti Bogdani, i kerkoi kryesocialistit Rama qe te heqe dore nga roli i shemtuar i kryehetuesit, se "ai dhe instrumentet e tij, nuk do te mund te fshehin me asgje, as lidhjet e tyre me krimin".

Bumci: Pergjigja, ndertimi i rruges Durres-Kukes

"Mbeshtesim ministrin Jashtem, Lulzim Basha per punen qe ka bere ne qeverisjen e vendit. Ndertimi i rruges Durres-Kukes eshte pergjigja me e mire ndaj akuzave te Edi Rames. Pas nje sere takimesh te suksesshme te z. Basha me drejtues te diplomacise boterore ne Bruksel, Helsinki, Oslo etj, Rama i pergjigjet me thirrjen e tij deshperuese per doreheqje nga detyra e ministrit te Jashtem. Me gjithe kete qendrim, Edi Rama, vecse faktohet si kryeprokurori politik i vendit qe ka manipuluar deri ne palce institucionin e akuzes dhe qe pas deshtimeve te njepasnjeshme ne kete proces manipulimi, perserit ne menyre te perditshme kerkesen per largimin e z. Basha nga Ministria e Jashtme".

Bogdani: Edi Rama te heqe dore nga roli i kryehetuesit

"Kryetari i PS, Edi Rama te respektoje institucionet e pavarura dhe shtetin ligjor. Dje dhe sot, kryehetuesi politik i vendit, z.Rama, sulmoi gjykatat, vendimet e tyre, kancelaret, shortin elektronik, dhe gjykatesit, vetem e vetem se ata, zbatojne me korrektese ligjin dhe shtetin ligjor te vendit. Kryetari i PS, dhe njekohesisht edhe kryehetuesi politik i vendit, mund te manipuloje dhe te shnderroje ne nje instrument te tij, ndonje element te kapur nga krimi ne Prokurorine e Pergjithshme, por nuk mund te mposht ligjin dhe shtetin ligjor te ketij vendi. Kryetari i PS te heq dore nga roli i shemtuar i kryehetuesit, se ai dhe instrumentat e tij, nuk do te mund te fshehin me asgje lidhjet e tyre me krimin".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›