Kodi, propozimi i Topit ne Kuvend
Ne ditet e fundit te punes se tij per kete sesion parlamentar, Kuvendi do te merret me dy ceshtje te rendesishme, Kodin Zgjedhor dhe reformen ne drejtesi. Prioritare, eshte korrigjimi i atij neni ne Kodin Zgjedhor, per te cilin Presidenti Bamir Topi nuk e dekretoi. Nenit 8 dhe 9, qe detyrojne kreun e shtetit qe te dekretoje daten e zgjedhjeve, nente muaj para zhvillimit te tyre. Dakord me faktin se nje nen i tille mund te rregullohet, me dispozite kalimtare, qe ne fillim te javes, diten e marte Komisioni i Ligjeve do te marre ne shqyrtim kete parregullsi ne Kodin Zgjedhor. Partite e medha jane shprehur pro riparimit, ndonese mazhoranca e djathte nuk la pa kritikuar ashper Presidentin Topi, se shkeli Kushtetuten me kete veprim. Nga ana tjeter nje ceshtje qe do te rihapet ne prag te pushimeve te fundvitit eshte reforma ne drejtesi. Ashtu sic percaktohet dhe ne kalendarin e punimeve te Kuvendit per keto javet e mbetura qe mbyllin sesionin e parafundit parlamentar, jane parashikuar per shqyrtim nje sere projektligjesh, pjese se paketes se reformes ne drejtesi. Projektet do te nisin te diskutohen gjate kesaj jave ne Komisionin parlamentar te Ligjeve. Disa prej tyre, te cilet anetaret e Komisionit duhet t'i marrin ne shqyrtim, jane projektligji "Per sherbimin permbarimor gjyqesor privat", "Per administraten gjyqesore" apo "Per profesionin e avokatit", i ndryshuar. Duke marre parasysh kohen qe nevojitet per shqyrtimin e ketyre projekteve dhe debatin ekzistues per reformen ne drejtesi, veshtire qe Kuvendi te shqyrtoje e miratoje brenda ketij sesioni pjesen e paketes se nje prej reformave te rendesishme. Komisioni do te nise diskutimin, pa dhene garancine e votimit ne kohe te tyre. Ne liste per t'u marre ne shqyrtim por edhe miratuar ne kete sesion parlamentar, vazhdon te jete prej vitesh dhe projektligji per pastertine e zyrtareve te larte te shtetit, i quajtur ndryshe ligji i "spiuneve". Po tashme eshte pranuar se, projekti do te jete pjese e debatit ne sesionin e ardhshem. Ne te njejten situate eshte edhe diskutimi per heqjen e imunitetit te zyrtareve te larte te shtetit. Vullneti i perseritur i forcave te medha politike PD-PS, por dhe krereve te grupeve parlamentare per t'u zhveshur nga imuniteti, mbeti serish ne mes. Ceshtja ka mbetur pezull, me perspektive per t'u rihapur ne sesionin e ardhshem dhe te fundit, te ketij parlamenti qe celet te henen e trete te janarit. Rozeta Rapushi