Ekzekutohet natën një 25-vjeçar laçian
Është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmë në orët e vona nje 25-vjeçar.
LAC-Të shtëna me armë zjarri pas mesnates, ne oret e para te mengjesit kanë tronditur qytetin e Laçit. Sipas Policisë viktima Eris Zef Trokthi ka humbur jetën afër stacionit të trenit rreth ores 01:20. Ai është qëlluar me armë zjarri, ndërkohë që ende nuk jane identifikuar autoret e kësaj vepre penale.
Policia e cila ka konfirmuar ngjarjen ka shkuar menjëherë në vend. Nga forcat policore po punohet për zbardhjen deri në fund të kësaj ngjarjeje dhe për kapjen e autorëve. Ndërkohë që deri tani nuk dihen as autorët as motivet e këtij krimi. Viktima Eris Trokthi që ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga të shtënat është në moshën 25-vjecare.****
Eris Trokthi 25-vjeçari që është ekzekutuar me armë zjarri në stacionin e trenit në Laç, ka qenë duke udhëtuar rreth orës 01:20 të mëngjesit të sotëm. Ai është qëlluar nga grup personash sipas dyshimeve te para. Policia ka shumë pista dyshimi pasi Eris Trokthi ka qenë person problematik para ligjit. Ai është ndaluar shumë herë nga policia për armëmbajtje pa leje dhe i dyshuar për tentativë vrasjeje.