E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpëton nga mbytja 18-vjeçari nga Fieri

 

Vlorë-Një 18-vjeçar i ka shpëtuar dje mrekullisht mbytjes, falë ndërhyrjes në kohë të shokëve të tij. Sipas burimeve policore, 18-vjeçari, Almir Hoxha, gjimnazist në Fier, kishte ardhur për një ditë plazh në bregdetin e Vlorës. Ai ishte së bashku me shokët e tij dhe po pushonin në zonën pranë tunelit. Në kohën që ai është futur në ujë e ka kapur një gjendje asfiksie. Për fat, shokët e tij e kanë parë në kohë dhe kanë vrapuar për t’i ardhur në ndihmë. Ashtu në gjendje kritike e kanë transportuar me urgjencë drejt spitalit të qytetit, ku djali është mbajtur për më tepër se dy orë. Mjekët i kanë dhënë ndihmën e menjëhershme dhe e kanë shtruar në repartin e reanimacionit. Pas dy orësh ai ka dalë nga gjendja e rënduar. Sipas mjekëve ai është tërësisht jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›