Ekzekutohet ne Tirane me silenciator ish-gardisti Policia Vrasja me pagese eshte porositur nga Anglia
Donald Halit Dedja 45 vjec u gjet permbys dhe i pergjakur nga kalimtaret e rastit ne nje rrugice prane ish-Uzines Enver te cilet lajmeruan policine ne sallen operative. Drejtuesit e policise fillimisht u
alarmuan duke dyshuar se viktima ishte efektiv i rendit pasi sipas deshmitareve prane tij ishte nje pistolete dhe nje radio policie. Gjithcka u sqarua me mberritjen e oficereve te Komisariatit nr.2 dhe atyre te seksionit Kunder Krimeve ndaj Jetes pasi viktima u identifikua dhe sipas tyre ishte administrator i nje policie private ne Tirane. Burime nga grupi hetimor thane se viktima ishte mashkulli i parafundit i fisit Dedja nga Burreli qe kishte mbetur gjalle por edhe ai u ekzekutua dje ne oren 0900 te mengjesit. Vrasjet zinxhir mes dy fiseve ne Burrel Dedja dhe Kola qe e kane zanafillen qe nga konfliktet e vitit 1997 u kane marre jeten burrave te dy fiseve dhe tashme jetojne vetem nje trashegimtar i tyre. Sipas policise nga fisi tjeter qe ishte ne hasmeri me familjen e Donald Dedjas jetojne vetem dy persona njeri ndodhet ne burg i denuar me 17 vjet per vrasje ndersa personi tjeter nip i tyre ndodhet ne Angli. Hetimi i policise eshte perqendruar me se tepermi ne nje vrasje me pagese te porositur nga Anglia. Ekzekutimi i 45-vjecarit sipas grupit hetimor ka qene mjaft i sofistikuar. Atentatori nuk ka lene prova te mjaftueshme ne vendin e ngjarjes madje sipas deshmitareve qe tregojne se nuk kane degjuar te shtena vrasja dyshohet te jete kryer me nje arme me silenciator. Dedja eshte qelluar me dy plumba te vetem ne pjesen e pasme te kokes dhe ka mbetur i vdekur ne vend. Policia tha se ne vitin 1997 Donald Dedja atehere i njohur me emrin Halit Dedja ka qene pjese e policise kriminale te Matit. Me pas ka punuar ne Garden e Republikes per disa muaj. Ndersa se fundmi ishte pronari i shoqerise se Ruajtjes dhe Sigurise Fizike Ulku ne Tirane.
hasmeria
Donald Dedja i dyshuar per disa vrasje ne Burrel gjate vitit 1997 por edhe me pas ka bere vetem disa muaj burg per keto ngjarje. Por per mungese te provave ai eshte lene i lire. Burime nga policia thane se per disa vrasje Dedja dyshohet te jete vete autor ndersa disa te tjera mendohet se i ka porositur ai. Gjithcka nisi ne vitin 1997 kur mes familjes Dedja dhe Kola ne Mat nisi nje konflikt per motive qe ende nuk jane sqaruar plotesisht por qe dyshohet te kishin lidhje me hapjen e depove te armeve. Ne ate kohe Dedja ishte i punesuar ne radhet e forcave te policise. Pas shkaterrimit te depove te armeve dhe municioneve vritet ne qender te Burrelit vellai i vogel i Dedjas Gazmir Dedja.
VRASJET
Nga hasmerite mes dy fiseve ne Mat numerohen te vrare te pakten 16 persona qe prej vitit 1997 e ne vazhdim. Personi i pare qe u vra dhe me pas filluan larjet e gjaqeve ne Burrel ishte vellai i Donald Dedjas Gazmir Dedja. Nje tjeter viktime me vone ishte Albert Muharremi me pas vritet Fiqiri Kola dhe kusheriri i tij. Ne 98-en vriten R. Llukovi dhe A. Muceku e dyshuar si e urdheruar nga Dedja. Ne vitin 1999 vritet babai i Donaldit Fehmi Dedja prane gjimnazit te Burrelit. Ne vitin 2000 vritet Medi Kola dhe S. Tusha. Nje vit me pas vritet vellai i madh i Dedjas ne Tirane. Me 13 janar 2003 vritet Haki Kola babai i Fiqiri dhe Medi Koles te vrare vite me pare.
Dedja gardisti qe shoqeroi ministra
Donald Dedja 45-vjecari qe u ekzekutua me dy plumba mengjesin e djeshem ne Tirane per disa muaj ka sherbyer si truproje e disa personaliteteve te larta shteterore kryesisht ministra gjate vitit 1997. Pasi u largua nga Burreli ku ishte pjese e forcave te Policise se Matit Dedja u emerua ne Garden e Republikes ne Tirane dhe gjate muajve qe qendroi ne ate detyre u emerua ne disa misione te rendesishme per te mbrojtur ministrat e kabinetit te atehershem qeveritar.
ETLEVA DELIA