Kakavija si ambasade qindra te kthyer
Duket se sorollatjet e shtetasve shqiptare ne dyert e Ambasades Greke tashme jane zhvendosur ne kufirin e ketij shteti. Autoritetet policore greke mohuan udhetimin per rreth 150 qytetare me pasaporte biometrike nderkohe qe dje kaluan kufirin vetem 30 persona pa vize. Keto shifra i referohen pikes se
kalimit kufitar te Kakavijes deri ne oret e drekes. Nderkaq shifrat pesuan ndryshime gjate oreve te pasdites. Policia e Shtetit njoftoi se ne piken e kalimit kufitar te Kakavijes kane levizur gjate dites se djeshme me pasaporte biometrike 100 shtetas shqiptare dhe tek Tre Urat 16 shtetas. Nga fillimi i levizjes se lire pa viza nga keto pika kalimi kane udhetuar me pasaporte biometrike 201 qytetare. Po dje rreth 670 shtetas te pajisur me vize nga autoritetet konsullore greke ne Shqiperi kaluan pa probleme drejt Greqise duke e pasur te garantuar kalimin. Agjencite e udhetimit ne Gjirokaster kane preferuar te marrin vetem ata persona qe jane pajisur me vize dhe kjo fill pas eksperiences se hidhur te dites se pare te liberalizimit te levizjeve kur dhjetera pasagjere te hipur ne autobuse u kthyen ne Kakavije duke mos i lejuar ata te vazhdojne udhetimin drejt destinacionit final si pasoje e mosplotesimit te dokumentacionit te duhur. Vete kontrolloret greke kane qene te rrepte ne kerkesa madje ata kane kerkuar deri edhe pajisje higjienike tek persona te ndryshem si dhe te tjera kerkesa cka kane justifikuar qe ata mos te lejonin hyrjen e lire te qytetareve shqiptare drejt hapesires Shengen. Nderkohe dje ne Kakavije mberriti zv. drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit per eshtjet Kufitare dhe te Migracionit Pellumb Nako. Ai ndermori kontakte me autoritetet kufitare greke si dhe me homologun e tij helen. Takimi eshte zhvilluar ne pjesen greke te Kakavijes pa pranine e mediave. Pas takimit Nako nuk beri prononcime. Mesohet se ne pikat kufitare nuk ekziston nje liste zyrtare per kerkesat ndaj personave qe do te kalojne kufirin. Qytetare qe u kthyen mbrapsht pohuan se policia greke u kishte kerkuar madje edhe nje deshmi penaliteti te personit prites ne Greqi i legalizuar ne zyrat konsullore. Kjo nuk eshte kerkuar ne pikat e tjera te kalimit kufitar dhe as bente pjese ne kriteret e vendosura me pare per kalimin e kufirit. Mungesa e informimit nga ana e qytetareve shqiptare vazhdon te perligje shume kthime. Ne piken e kalimit kufitar Kakavije ku ka pasur moskuptime zv.drejtori i pergjithshem i Policise per Kufirin dhe Migracionin Pellumb Nako zhvilloi nje takim pune me perfaqesuesit e policise greke me qellim koordinimin e veprimeve ne menyre qe procesi te jete sa me normal. Aktualisht procesi i levizjes se qytetareve shqiptare ne kete pike kalimi vazhdon normalisht thuhej ne njoftimin e policise.
Pala italiane kthen 7 shtetas ne Vlore
VLORE - Autoritetet italiane kthejne mbrapsht pasagjeret e pare nepermjet pikes se kalimit kufitar te portit te Vlores. Sipas burimeve shtetasit e kthyer ishin 6 persona qe ishin debuar nga pala italiane dhe nje tjeter per efekt te mungeses se figuracionit shendetesor. Policia e Brindizit ktheu me tragetin e linjes Brindizi-Vlore 7 pasagjere shqiptare. Shkaku i rikthimit per ne Shqiperi i 6 personave ishte marrja e ekspulsit ne kohen e qendrimit te meparshem te tyre ne Itali. Ndersa nje grua me nje femije e cila do te shkonte tek te afermit e saj eshte kthyer nga policia italiane sepse nuk kishte me vete fleten e siguracionit bene te ditur burime nga policia kufitare. Gruaja e kthyer mbrapsht dje u shpreh se nuk kishte dijeni se i duhej edhe siguracioni. As ne agjenci ku preva bileten dhe as policia gjate kalimit kufitar nuk me tha se me duhej siguracioni. Kisha prere biletat vajtje-ardhje per dy persona por tashme me duhet te pres bileta nga e para u shpreh ajo. Edhe dje nga pika e kalimit kufitar te portit te Vlores kishte fluks normal te udhetareve drejt Italise. Sipas te dhenave zyrtare dje kaluan nga porti i ketij qyteti 137 persona 53 prej te cileve me pasaporta biometrike. q.b
Mallstrom Vizat i moret pasi bete reforma te veshtira e te dhimbshme
Heqja e vizave u kthye ne nje dhurate te bukur per Krishtlindje. Keshtu u shpreh dje komisionerja per Punet e Brendshme dhe Drejtesine Secilia Malmstrom ne nje takim me ministrin e Brendshem Lulzim Basha dhe 50 te rinjte qe ishin udhetaret e pare pa viza ne zonen Schengen. Ne kete takim ajo vuri ne dukje se procesi i liberalizimit te vizave qe hyri ne fuqi ne 15 dhjetor ka qene i veshtire dhe ndoshta i ngadalte e me reforma te veshtira. Ne kete fryme ishte edhe pershendetja e komisioneres Malmstrom e cila keshilloi se duhet perdorur ardhja ne Europe dhe komunikimi me europianet e tjere. Per mua personalisht ka qene nje perparesi qekurse mora kete post ne shkurt per te bere realitet ambicien qe kishim per te hequr vizat me vendet e Ballkanit Perendimor. Ka qene nje proces i gjate dhe i veshtire e ndoshta i ngadalte dhe burokratik. Por ja ku ia arritem tani. Ne jemi shume te lumtur per kete gje. Kjo eshte nje mundesi per ju per biznesmenet per njerezit e thjeshte ne Shqiperi per te ardhur ne Europe ne Bruksel per te vizituar Parisin Vjenen Pragen. Ju keni bere reforma te rendesishme qe kane qene te veshtira dhe te dhimbshme. Mendoj se edhe ju politikanet keni kontribuar pak ndersa administrata ka bere pune shume te madhe u shpreh zyrtarja e larte e Komisionit Europian. Sipas saj Qeveria dhe te gjithe duhen falenderuar. Ju do te jeni ambasadore te vendit tuaj Shqiperise. Ju do te mesoni edhe per Bashkimin Europian si funksionon dhe do te merrni me vete pershtypjet qe do ti perdorni per te miren tuaj per tiu bere presion politikaneve tuaj per tiu kerkuar atyre te bejne reforma ne vendin tuaj ne kuadrin e integrimit europian u shpreh zonja Malmstrom. Sipas saj ky eshte hapi i pare i integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian. Edhe nje here dua tju pergezoj dhe tju shpreh se sa e gezuar jam qe arritem kete dite madje para Krishtlindjeve duke e kthyer ate ne nje dhurate te bukur per Krishtlindjet. Ky eshte hapi i pare per te sjelle qytetaret e Shqiperise me afer atyre europiane dhe eshte gjithashtu nje hap i rendesishem per procesin e anetaresimit te Shqiperise. shte nje proces ende i gjate e i veshtire dhe ministri e di por eshte ne duart tuaja. Ne jemi ketu per tju ndihmuar dhe per tju mbeshtetur. Por sigurisht qe hapat duhen bere nga ju. Duke i uruar festat e fundvitit ministri Basha i ka bere nje dhurate artizanale te rralle ne Shqiperi komisioneres Malmstrom e cila e ka vleresuar jo pak. Ne perfundim te takimeve ne Bruksel te rinjte shqiptare se bashku me ministrin e Brendshem udhetuan drejt Romes ku u takuan me ministrin e Jashtem te Italise Franko Fratini.
Te dhena ne pikat kufitare
. Nga Pika e Kalimit Kufitar Rinas dje kaluan me pasaporte biometrike 314 shtetas. Nga fillimi i levizjes se lire nga Rinasi kane udhetuar drejt vendeve Shengen 494 qytetare
. Ne Piken e Kalimit Kufitar Kapshtice kaluan me pasaporte biometrike 171 shtetas. Nga fillimi i levizjes se lire nga kjo pike kane udhetuar me pasaporte biometrike 363 qytetare
. Ne Piken e Kalimit Kufitar Kakavije kaluan me pasaporte biometrike 100 shtetas. Tek Tre Urat kane kaluar 16 shtetas. Nga fillimi i levizjes nga keto Pika kaluan 201 qytetare
. Nga Pika e Kalimit Kufitar Porti Durres nga dita kur filloi ky proces me pasaporte biometrike kaluan 130 shtetas shqiptare
. Permes Pikes se Kalimit Kufitar ne Vlore nga dita kur filloi ky proces me pasaporte biometrike kane kaluar 107 shtetas
GJIROKASTER/ PIRO NASE