Pse Euro do te mbijetoje Armando Mosho
Udheheqesit dhe zyrtaret e larte evropian, u takuan te premten ne Bruksel ne nje takim te perqendruar per te gjetur menyrat, per te trajtuar krizen e borxhit ne eurozone.
Udheheqesit evropiane kane kaluar shumicen e vitit 2010 duke u perpjekur per te ndaluar perhapjen e krizes, por te detyruar tashme nga Greqia dhe Irlanda te cilet kerkuan shpetimin nga BE-ja, lind si domosdoshmeri nderhyrja me masa te reja per vendet e tjera, qe jane tani ne qender te vemendjes, vendet si Portugalia, Spanja dhe Belgjika.
Udheheqesit e Bashkimit Evropian miratuan dje nje amendament per te krijuar mekanizmin e stabilitetit financiar te sigurise, per te trajtuar krizat financiare, deri ne Qershorin e vitit 2013.
Ne mbeshtetje te vendimit, Banka Qendrore Evropiane angazhohet te rrise "fuqine e saj te zjarrit" per te luftuar krizen e borxhit qe ka tronditur eurozonen.
Pas kembenguljes se Gjermanise, nga te 27 lideret u ra dakord qe te shtohet ne aktet qe rregullojne funksionalitetin e brendshem te BE-se, "mekanizmi i zgjidhjes se krizave afat-gjata, mekanizem i cili do te aktivizohet vetem ne qofte se lind domosdoshmeria per te ruajtur stabilitetin e euros, si monedhe e perbashket".
Ata vendosen gjithashtu se nuk shihej e arsyeshme te shkohej ne kahun e rritjes se fondit te perkohshem te shpetimit, fond per te cilin disa analiste shprehen skeptike se mund te jete i pamjaftueshem nese Spanja dhe Portugalia do te kerkojne shpetimin tek BE dhe FMN, pas Greqise dhe Irlandes.
Vendimi per te mos zgjeruar fondin ekzistues mund te lexohet nga tregjet financiare, si nje shenje e ndarjes, duke provokuar me shume pasiguri ne keto tregje. Detajet e mekanizmit te krizes do te perfundojne deri ne mars te vitit 2011. Kohe e cila konsiderohet te jete e mjaftueshme per realizimin e qellimit. Ne takim u sigurua se do te behet cdo reagim, qe e ben monedhen euro te sigurt, ne interesin e perbashket te BE-se qe te kete nje euro te qendrueshme dhe te forte.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila kerkoi dhe imponoi ndryshimet mbi traktatet, mbrojti dhe idene e emetimit te eurobondeve, jashte rendit te dites se takimit.
Nderkohe qe gjykohet se rrezikshmeria nga emetimi i eurobondeve qe hidhet per diskutim, mund te shihet me sy kritik pasi do te ulte besimin e financave publike si dhe do te demtonte pergjegjesite fiskale te vendeve ne krize. Instrumentet ekzistuese, te aplikuara do te rezultonin shume me te pershtatshme per te luftuar krizen ne eurozone, sesa eurobond-i. Banka Qendrore Evropiane, ne krye te politikes monetare te 16-vendeve qe kane adoptuar euron si monedhen e tyre, u shpreh se "pothuajse do te dyfishoje kapitalin e saj ne 10.76 bilione euro, per t'u perballur me rrezikun e kreditimit si dhe luhatshmerise se madhe te tregjeve".
Drejtori i FMN, Dominik Shtraus-Kahn, i cili mbajti qendrim kritik ne pergjigje ndaj udheheqesve te BE-se, u shpreh se ishte i shqetesuar ne riperseritjen e krizave, per ritmet e ngadalta te reagueshmerise nga eurozona, si dhe kercenimin e zgjerimit te infektimit ne Evrope. Ai shtoi se nderhyrjet e zbehta nuk do t'u percillnin sigurine e duhur tregjeve,
por, shprehu optimizem se Spanja do te jete ne gjendje te shmang me te keqen e krizes se borxhit, pa nevojen per shpetim dhe se nuk sheh asnje kercenim per ekzistencen e euros.
Mekanizmi i stabilitetit Evropian, do te kete autoritet te plote per te dhene kredi ne kushte te rrepta per shtetet anetare qe krijojne panik, per mbajtesit e obligacioneve te sektorit privat, duke ndare koston e cdo mosnjohje te angazhimit.
Qellimi eshte qe te 27-te vendet anetare, te ratifikojne ndryshimet deri ne fund te vitit 2012. BE-ja, se bashku me FMN-ne, kane krijuar nje fond ndihme prej € 750 bilione ($ 1 trilion) per t'u ardhur ne ndihme shteteve te zones se euros, te zhytur ne borxhe, e per t'u dhene mundesine te vetefinancohen ne tregjet e paqendrueshme. Vendimi i Bankes Qendrore Evropiane per te rritur bazen e saj te kapitalit te regjistruar, ishte rritja e pare e kapitalit qe prej krijimit te saj para 12-vjetesh, nje shenje e peshes se rende te situates. Banka Qendrore Evropiane ka nderhyre duke blere 72 bilion €, bonde qeveritare ne zonen euro qe nga maji, por i ka rezistuar presionit politik per te rritur blerjet e aseteve te konsiderueshme per te ndihmuar qeverite ne borxh, e per rrjedhoje ka evituar kerkesen e nje plani ndihme.
Tregjet financiare kane shfaqur nje pergjumje ne presionet financiare gjate dy javeve te fundit, pasi investitoret pergatiten te mbyllin fundin e vitit, por serish pritet qe ky presion i ulet te nise dhe vitin 2011. Konkluzionet dhe mesazhet e leshuara dje ne diskutime, tregojne se Eurozona ka nevoje per nje bashkerendim ne politikat e saj ekonomike. Nuk eshte vetem e rendesishme qe Eurozone te kete nje buxhet solid dhe financa te qendrueshme, por te gjitha keto takime te shpeshta per kapercimin e krizes se borxheve ne EU gjate vitit 2010 (gjithsej 7), shfaqin qarte domosdoshmerine dhe rendesine e rregullueshmerise se nje politike te perbashket ekonomike. Implementimi i rregullave te reja, do te jete nje proces i gjate por qe largon hamendesimet per shperberjen e euro-s dhe jep garancine se euro do t'i mbijetoje.