E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i PPE: PS prano zgjedhjet, ishin te ndershme Rozeta Rapushi

Opozita duhet te pranoje zgjedhjet. Apeli dhe keshilla, u dha dje nga Presidenti i Partive Popullore Evropiane, Uilfried Martens, ne konferencen e perbashket ne Bruksel me kryeministrin Sali Berisha. Duke vleresuar reformat e arritura, Martens i sugjeroi opozites qe t'i jape fund kontestimeve te zgjedhjeve dhe te njohe rezultatin e ndershem te tyre, nderkohe qe ka shprehur mbeshtetjen maksimale ndaj qeverise shqiptare, ne rrugen e saj te integrimit ne BE. "Kryeministri Berisha ka bere dhe po ben nje pune te shkelqyer me zbatimin e reformave, te cilat jane shume te rendesishme per rrugen evropiane te Shqiperise. Une e kujtoj shume mire diten e fundit te fushates zgjedhore, kur ai u fliste qytetareve me bindje dhe jemi shume te kenaqur me rezultatin e atyre zgjedhjeve. Nje gje duhet te pranohet nga opozita, qe keto zgjedhje ishin te ndershme dhe ajo duhet te pranoje rezultatin e tyre", u shpreh ai pas Samitit te Partive Popullore Evropiane, i cili u zhvillua ne Keshtjellen "Bouchout", ne Meise (Bruksel). Per sa i perket aplikimit per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian, Uilfried Martens tha se Partia Popullore Evropiane, do te mbeshtese plotesisht Shqiperine. "Vendimi per statusin do te merret ne vitin 2011 dhe une kam marre pjese ne te gjitha reformat qe jane bere ne Shqiperi. Partia Popullore Evropiane eshte shume e impresionuar nga reformat ne Shqiperi. Kjo eshte dhe arsyeja per te cilen ne do te mbeshtesim statusin e kandidatit te Shqiperise", u shpreh i sigurt Martens. Edhe kryeministri Sali Berisha siguroi se ka marre mbeshtetjen ne kete samit per ecurine e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian. "Kemi dhe do te kemi mbeshtetje dhe cdo gje ne e bazojme ne performance. Motoja jone eshte, se ky duhet te jete nje proces bazuar ne meriten dhe performancen, pasi ky eshte interesi me jetik i qytetareve shqiptare. Dhe kjo funksionon",-tha kryeministri. Sipas tij, dita e pare e heqjes se vizave ishte nje dite mrekullie ne shume aspekte dhe shqiptaret fituan nje te drejte qe e meritonin. Gjate kesaj konference, kreu i qeverise shqiptare, duke theksuar se ne 2009, u zhvilluan zgjedhje te lira dhe te ndershme ne Shqiperi, e njohu Martens edhe me vendimin me te fundit te Prokurorise se Qarkut te Shkodres, per rezultatin korrekt te dale per zgjedhjet pas rinumerimit te kutive. "Zoti President, me lejoni t'ju njoh me rezultatet e fundit te hetimit te Prokurorise se Shkodres. Ata gjeten perputhshmeri te plote pasi numeruan cdo vote pasi keqyren cdo procesverbal, se ka pasur zero devijim nga e verteta dhe realiteti. Dhe ju siguroj qe Shqiperia do te votoje ne zgjedhje te lira dhe te ndershme si cdo komb evropian. Ky eshte angazhimi im i plote", premtoi Berisha. Ne Samitin e PPE-se, moren pjese personalitete te njohura te politikes evropiane, kryetare shtetesh e qeverish dhe lidere te opozites te vendeve te Bashkimit Evropian dhe atyre jashte BE-se, si dhe presidenti i Keshillit Evropian Herman Van Rompuyi i Komisionit Evropian Jose Manuel Barosso dhe ai i Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›