Dy persona grabisin 300 mije leke ne filialin e NBG Bank
Dy persona te armatosur me pistoleta pa maska por me kapuca arriten te grabisin 300 mije leke te reja ne filialin e NBG Bank ne afersi te Pallatit me Shigjeta ne Tirane. Ngjarja ndodhi dje rreth ores 1230 ne rrugen e Kavajes kur dy te rinjte arriten te futen ne ambientet e brendshme te bankes se nivelit te dyte duke mos u vene re nga roja i sigurise. Nen kercenimin e armeve qe ende nuk eshte saktesuar nese ishin pistoleta te verteta apo loder ata ngrine per disa minuta te gjithe punonjesit e bankes dhe disa kliente qe ndodheshin brenda duke marre parate. Burime nga policia thane se njeri prej autoreve ka qendruar gjate gjithe kohes tek dera e jashtme e bankes duke mos lene te levizin asnje prej personave qe ndodheshin brenda te cileve u kishte drejtuar armen. Ndersa grabitesi tjeter ka mundur te kaperceje banakun e arkes dhe te futet vete ne sportel duke mbushur canten me parate qe ndodheshin aty. Sipas burimeve nga Komisariati nr.2 por edhe njoftimit zyrtar te Policise se Tiranes shuma qe eshte grabitur mesditen e djeshme eshte rreth 300 mije leke te reja. Pasi kane realizuar vjedhjen dy te rinjte te veshur me xhupa te zinj te fryre dhe me kapuca ne koke jane larguar duke perdorur nje motor. Ndersa roja i sigurise nuk ka mundur te ndaloje asnjerin prej tyre por ka lajmeruar forcat e policise. Burime nga grupi hetimor thane se fillimisht jane sekuestruar kamerat e sigurise te vendosura ne ambientet e brendshme te bankes te cilat kishin fokusuar te gjitha levizjet e autoreve por me nje xhirim te pershpejtuar qe nuk mundesonte fiksimin e qarte te tipareve te autoreve. Ne pamjet filmike te kamerave te brendshme dukej vetem njeri prej personave qe kishte hyre ne sportel dhe terhiqte me shpejtesi parate duke mos e leshuar armen nga dora per asnje moment. Ajo per te cilen dy grabitesit nuk ishin pergatitur ishte nje kamer sigurie e vendosur ne nje dyqan me elektroshtepiake ne krah te bankes e cila sipas policise kishte pamje mjaft te qarta te te dy autoreve. et.de