E Diel, 1 Nëntor 2026

Fatos Klosi, sfide Martit: Debat publik per akuzat

Reagim i menjehershem i ish-kreut te sherbimit sekret shqiptar, Fatos Klosi ndaj akuzave te parlamentarit zviceran, Dik Marti, qe ne nje raport te tijin, qe do ta paraqese ne Asamblene e Keshillit te Evropes akuzon politiken kosovare dhe shqiptare per trafik dhe transplant organesh, droge dhe elemente te tjere. "Trafiku i organeve ne kufirin mes Shqiperise dhe Serbise, kjo eshte genjeshtra me e madhe qe kam degjuar". Keshtu reagon ish kreu i Sherbimit Informativ Shteteror, Fatos Klosi, ndaj akuzave te deputetit zviceran Dik Marti per trafik organesh nga Kosova ne Shqiperi, ne luften e Kosoves, kur Klosi drejtonte Sherbimin Sekret Shqiptar. Ne nje interviste per Tv "Klan", Klosi hedh dyshime te forta se ky eshte nje skenar me prapavije politike e etnike. "U cudita shume kur e degjova kete gje te perseritet. E tha nje here Del Ponte, nuk u vertetua. U be njehere, tani po perseritet serish dhe raporti u shfaq tamam pas perfundimit te zgjedhjeve ne Kosove", ka qene deklarata e Klosit. Ai shpjegon se Sherbimi Informativ Shqiptar, ne ate kohe, kishte marredhenie mjaft te mira me te gjitha agjencite e tjera te sherbimeve sekrete ne rajon dhe Evrope, dhe se asnjera prej tyre nuk kishte sinjalizuar ndonjehere dyshime per trafik organesh. "Ne kushtet qe kishte Shqiperia ne ate periudhe qe flitej, me komunikacionet qe kishte Shqiperia, eshte e pamundur nje gje e tille. Nuk e di ne emer te kujt e bejne. Per mua, te serbeve. Kalimi i kufirit Kosove - Shqiperi, ishte i pamundur. Atehere ishin ne kontrollin e ushtrise serbe. Te gjitha shtigjet ishin te blinduara, madje u perpoq shume qe te gjendeshin shtigje te reja sepse kudo kontrolloheshin nga serbet. Ishte e pamundur qe ata te fusnin ne Shqiperi", ka qene deklarata e Klosit. Ish-kreu i SHISH shkon edhe me tej, duke sqaruar, se ne kushtet ne te cilat ndodheshin Kosova e Shqiperia, trafiku i organeve ishte i pamundur, teksa thote se kufiri ishte i kontrolluar nga serbet, i minuar dhe se ne Shqiperi nuk mund te beheshin transplanto. I pyetur se perse keto akuza vijne pas kaq kohesh dhe arsyet se perse perfshihen lidere te pushtetit dhe ushtrise kosovare , Klosi thote se "qellimi eshte te ngarkojne Hashim Thacin". Dhe per te gjitha akuzat e ngritura nga ish-prokurori zviceran, Dik Mart, Klosi i leshon atij nje sfide. Madje ai shkon me larg kur deklaron se "neqoftese do te beje nje debat te hapur me kete zviceranin, une jam gati te perballem me nje debat me te, per ti dhene fund ketyre akuzave me fakte te kohes".

Koci: "Akuzat e Martit kane prapavije antishqiptare, duhet reagim ne KE"
Kryetari i PSV, Petro Koci ka reaguar ndaj projekt raportit te hartuar nga deputeti zviceran Dik Marti, duke e konsideruar ate "nje ndermarrje te mirefillte antishqiptare qe synon te felliqe luften clirimtare te UCK, rolin e Republikes se Shqiperise dhe aksionin euroatlantik per clirimin e Kosoves". PSV e konsideron luften e UCK si faqe te ndritur te krenarise tone kombetare. Dik Marti eshte nje zedhenes i rendomte i tezave ultranacionaliste serbe. Marrja e nje nisme te tille menjehere pas zgjedhjeve ne Kosove deshmon qartazi prapavijen politike antishqiptare qe ka motivuar raportin e sajuar te deputetit Marti. PSV mbeshtet qendrimin e perbashket te partive politike ne Shqiperi e Kosove dhe kerkon reagimin e menjehershem te delegacionit te Shqiperise ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes. PS dhe PD ne kete delegacion te bashkojne te gjitha perpjekjet qe ky projekt te rrezohet gjate votimit ne Asamble.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›