Ekzekutohet ne lokal shqiptari
NAPOLI - Ekzekutohet me disa plumba nje shqiptar ne qytetin e Napolit ne Itali. Gazmir Bici, 38 vjec, eshte qelluar gjate oreve te nates, duke gdhire dita e djeshme ne brendesi te nje lokalit ne kete qytet. Bici, sipas policise italiane nuk ka pasur ndonje precedent te rende penal. Nga deshmite e mbledhura nga policia mesohet se, kane qene dy persona qe kane zbritur nga nje makine dhe kane qelluar ndaj 38-vjecarit nga Shqiperia, emigrant me dokumente te rregullta ne shtetin fqinj. Ne lokal mesohet se ka pasur pak njerez, nderkohe qe asnjeri prej tyre nuk eshte plagosur. "Dy personat qe erdhen qelluar mbi klientin dhe iken menjehere", ka thene pronari i lokalit, qe ishte ne banak ne kohen, kur u vra shqiptari Bici. Policia tha se, nuk ka asnje piste ne lidhje me kete vrasje, pasi dhe 38-vjecari nuk eshte i perfshire ne ndonje aktivitet kriminal.
Vrasja
Kishte me pak se, nje ore qe kishte shkuar ne lokal per te pire kafe. I vecuar ne nje prej tavolinave ne afersi te banakut, 38-vjecari nga Shqiperia, kishte porositur nje gote dhe po e pinte. Por qetesia e lokalit eshte prishur nga dy persona qe kane hyre me furi brenda. Ata i jane drejtuar menjehere tavolines ku ishte i ulur shqiptari Bici dhe kane nxjerre dy pistoleta. Pa folur asnje fjale, ata kane qelluar mbi ate duke e lene te vdekur ne vend. Menjehere ata kane dale jashte dhe kane hipur ne nje makine qe i priste tek dera e lokalit. "Shume plumba kishin rene mbi trupin e viktimes dhe ai nuk kishte asnje lloj menyre shpetimi", ka thene policia gjate dites se djeshme per median italiane, qe ka raportuar kete ngjarje. Ka qene pronari i lokali qe ka njoftuar menjehere policine dhe ne vendin e ngjarjes kane nisur hetimet per te.
Deshmitaret
Deshmitari kryesor qe policia ka, eshte pronari i lokalit, qe ka qene ne banak ne momentin e ngjarjes. "Ne lokal kishte shume pak kliente, kur nga dera kryesore e tij, hyjne shpejt dy njerez dhe i jane drejtuar tavolines se viktimes. Kane nxjerre armet dhe kane qelluar disa here ndaj tij, i cili duket se vdiq ne vend", ka thene per policine ai. "Sapo pashe qe hyne ata dy personat dhe kishin armet ne dore kam ikur me vrap dhe jam fshehur ne nje kthine pas banakut", ka thene per policine ai, duke shtuar se, nuk i kishte pare mire ata dy personat qe kane qelluar ndaj shqiptarit. Policia tha se, nuk ka asnje person te dyshuar per kete vrasje dhe ende nuk dihen nacionaliteti i tyre.
Artan Cena