E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptari hero, vizitohet nga kryebashkiaku

ROME - Heroi i momenti ne Rome, shqiptari 17-vjecar Ermiri, eshte vizituar dje ne spital dhe nga kryetari i Bashkise se Romes, Xhani Alemano. Ermiri ngeli i plagosur dy dite me pare, pasi mbrojti shokun e tij, qe ishte duke u zene me disa persona te tjere ne parkingun e shkolles se tyre. Nderkohe qe policia per kete ngjarje ka arrestuar nje 20-vjecar italian, si autor te dyshuar te plagosjes. Gjate vizites se tij ne spital, kryebashkiaku Alemano beri te ditur se, e ka falenderuar djaloshin dhe e ka ftuar ne bashki, pasi te dale nga spitali. Sipas tij, 17-vjecari shqiptar eshte shembulli i qytetarit te vertete te Romes, dhe pse emigrant. Nderkohe qe media italiane i ka thurur elozhe adoleshentit shqiptar, duke thene se, "miqesia per Ermiri eshte e shenjte dhe prandaj u plagos". Duke folur per media, kryebashkiaku i Romes njoftoi, se gjendja shendetesore e shqiptarit eshte e mire, dhe pritet te dale nga spitali, pas rreth 5 ditesh.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›