E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohet ne pyll 40-vjecari

Burrel- Ekzekutohet dhe hidhet ne pyll 40-vjecari, policia arreston nje grua te dyshuar si pjesemarrese ne krimin ku kane dore edhe persona te tjere. Flamur Bruka, banues ne fshatin Baze te Matit, u gjet i ekzekutuar me arme zjarri rreth ores 09:00 te mengjesit te djeshem ne pyllin e zones nga bashkefshataret, kurse policia e Burrelit, e njoftuar per ngjarjen, nisi menjehere grupin hetimor. Pak ore pas krimit policia ndaloi si te dyshuar 35-vjecaren Fatbardha Gjini, edhe kjo banuese ne Baze, e cila ka dijeni per vrasjen dhe mund te jete pjesemarrese ne krim. Pistat paraprake qe po hetohen jane motivi i xhelozise dhe hakmarrja. Policia beson se cifti mund te kete pasur lidhje jashtemartesore dhe njerezit e gruas kane hequr qafe 40-vjecarin, por nje tjeter linje hetimi mbetet hakmarrja per ndonje ngjarje te vjeter ose konflikt mes paleve.
Grupi i eksperteve qe mberriten ne fshatin Baze konstatuan se Flamur Bruka eshte vrare ne oret e para te mengjesit, 3-4 ore para se trupi te gjendej ne pyllin e zones. Gjithashtu jane konstatuar plage te shumta plumbash ne trup qe i kane shkaktuar vdekjen e menjehershme, kurse i dyshimte mbetet fakti nese 40-vjecari eshte vrare ne banesen e gruas se dyshuar dhe me pas transportuar ne pyll, apo eshte marre peng dhe me tej ekzekutuar larg fshatit, per te humbur gjurmet. Policia e Burrelit ka kryer shoqerime te shumta te familjareve te te dy paleve, duke i marre ne pyetje per ore te tera. Grupi hetimor beson se vrasja mund te jete kryer rreth ores 06:00 te mengjesit dhe tre ore me pas trupi eshte gjetur nga banoret. Dyshimet e para kane rene mbi 35-vjecaren Fatbardha Gjini, e cila eshte arrestuar menjehere pas gjurmeve dhe disa provave te zbuluara nga ekspertet. Por burime zyrtare te policise nuk dhane detaje rreth hetimeve qe po kryen. Mesohet se ne ekzekutimin e 40-vjecarit mund te jene perfshire edhe persona te tjere te dyshuar, te aferm, ose familjare te gruas. Gjithsesi rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende te paqarta, per shkak te fshehtesise se ngjarjes dhe mungeses se deshmitareve. Gjurmet e gjetura nga grupi hetimor jane derguar ne Laboratorin Kriminalistik per ekspertize dhe me pas do te behen krahasimet per te zbuluar autoret e mundshem te krimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›