E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyseni: Pas GJND-së presim njohje nga 35 vende

“Mund të them se bëhet fjalë për 35 shtete që kanë paralajmëruar njohjen e Kosovës. Unë nuk mund të them se kjo do të ndodhë menjëherë pas shpalljes së mendimit të GJND-së, por kam marrë premtimin e atyre vendeve se do të njohin Kosovën”, u shpreh ministri i Jashtëm Hyseni për RTV 21 në Kosovë.

Ai nuk përmendi se cilat janë ato shtete, por vlerësoi se diplomacia e Kosovës është e gatshme që nëse ndodhin këto njohje para Kuvendit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të bëjë gati dokumentet e nevojshme për të vënë kandidaturën për anëtarësim në OKB. Hyseni pohoi gjithashtu se Kosova ka marrëdhënie jashtëzakonisht të mira me fqinjët e saj më të afërm, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi.

Ai ka shfaqur gatishmërinë që marrëdhënie të njëjta të ndërtojë edhe me Serbinë, por ka theksuar se pala serbe me probleme të shumta e pengesa po bën çdo gjë që të pengojë pjesëmarrjen e Kosovës në organizmat ndërkombëtare e rajonale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›