FMN: Rishikimii buxhetit, i duhurikujdes rreziqet
TIRANE- Përfaqësuesi i FMN, Gerwin Bell vlerëson pozitivisht pr/ligjin për rishikimin e buxhetit 2010 por paralajmëron të mos nënvlerësohen rreziqet e jashtme pasi vazhdon të ketë rreziqe të larta në sistemin financiar.
“Rishikimi i buxhetit është për t’u vlerësuar. Është një hjap në drejtimin e duhur për uljen e deficitit dhe të borxhit bupuilik”- deklaroi Gerwin Bell, i cili prej gati një javësh ndodhet në Tiranë për të monitoruar pr/ligjin për rishikimin e buxhetit dhe situatën makroekonomike në vend. Sot paradite Zoti Bell ishte para gazetarëve së bashku me ministrin e Financave Ridvan Bode dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.
Duke iu referuar raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi Ekonominë Botërore, që ky institucion me seli në Washington, publikoi në prill të 2010 në faqen zyrtare online, Bell tha se rritja ekonomike për vitin 2010 ishte parashikuar 2.8 %, “dhe parashikimi i tanishëm është 2. 6 %”- tha Bell. Por, duke dashur të saktësojë Bell tha se "përqindja është në varësi të statistikave, të cilat janë në progres se sipër... megjithatë kjo jo rritje do të jetë midis 2- 3 %”- nënvizoi përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar.
(vazhdon)