E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA të angazhuara për forcimin e pozicionit të Kosovës

“Koncepti shtetëror i Kosovës bazohet në të kuptuarit e sovranitetit si përgjegjësi. Ne kemi bërë përparime thelbësore në konsolidimin e sovranitetit, duke bërë që të gjithë qytetarët të përfshihen në proceset e vendimeve të rëndësishme për shtetin”, tha ministrja Tahiri, duke shtuar se Kosova me maturi dhe koordinim të plotë me partnerë ndërkombëtarë, po e realizon strategjinë e integrimit të serbëve të pjesës veriore të vendit.

Ndërkohë, Hovenier tha se qeveria amerikane është e përkushtuar për ta përkrahur fuqishëm zhvillimin e shtetit të Kosovës. “Politika amerikane ka qenë dhe mbetet konsekuente në mbështetje të sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës dhe angazhimet tona përfshijnë drejtime strategjike për fuqizimin e pozicionit të saj në planin ndërkombëtar dhe integrimin e plotë në institucionet ndërkombëtare”, theksoi Hovenier.

Sipas tij, Kosova ka perspektivë të qartë euroatlantike dhe do të jetë pjesë vitale e bashkësisë ndërkombëtare përfshirë anëtarësimin në OKB. Duke vlerësuar mënyrën e funksionimit të administratës publike të SHBA-ve, ministrja Edita Tahiri tha se traditat amerikane janë model i qeverisjes së mirë dhe të suksesshme dhe politikat shtetndërtuese të Kosovës mbështeten në këto modele të suksesshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›