E Diel, 1 Nëntor 2026

Flijohet 57-vjecari, femija vret shokun

Dy viktima, nje prej te cileve femije, humben jeten diten e djeshme si pasoje e flijimit dhe rrethanave aksidentale. Ngjarjet kane ndodhur ne Lushnje, ku eshte gjetur i vetevrare me arme nga familjaret nje 57-vjecar dhe ne Permet, ndersa gjate lojes se dy te miturve me armen e gjahut ne ambientet e stanit, humbi jeten nje 10-vjecar. Policia beri me dije se nisi hetimet per te dyja ngjarjet dhe arriti ne konkluzionet se burri ka kryer vetevrasje ne kushte depresioni, kurse i mituri eshte vrare aksidentalisht.
Ngjarja e pare ka ndodhur ne fshatin Bitaj te Lushnjes, komuna Kolonje, kur te afermit gjeten te pajete 57-vjecarin Nazif Shala. Menjehere eshte njoftuar komisariati dhe per zbardhjen e rrethanave u ngrit nje grup hetimor. Nga keqyrja e vendngjarjes eshte konstatuar se burri ishte qelluar me nje plumb ne trup, afer zemres, e prane tij u gjet dhe arma e zjarrit. Burime zyrtare te policise thane se ende nuk jane zbardhur shkaqet e flijimit te dyshuar, por mendohet se depresioni nga i cili vuante viktima ka qene shkaku kryesor. Ne pyetje jane marre edhe familjaret e te ndjerit, me qellim zbardhjen e ngjarjes.
Po diten e djeshme, salla operative e Komisariatit Permet, eshte njoftuar per nje vrasje te dyshuar ne malin e Dhembelit, ne nje stan ne afersi te kishes se “Shen Todhrit”, fshati Varibobe. Grupi hetimor qe shkoi ne vendngjarje konstatoi se viktima ishte femija me inicialet V. O., 10 vjec, i cili kishte marre nje plumb cifteje ne pjesen e qafes, e cila i ka shkaktuar edhe vdekjen ne vend. Burime zyrtare te policise shpjeguan se i mituri eshte qelluar nga pakujdesia duke luajtur me shokun e tij, me inicialet E. M., 11 vjec, nga fshati Rapcke i Permetit. Te dy femijet kishin shkuar ne mal per te ndihmuar prinderit per bagetite, pasi ishin ortake ne stanin qe zoteronin. Prinderit ne mengjes kishin shkuar ne mal me bagetite, kurse femijet qendruan ne stan. Duke luajtur me armen e gjahut eshte kryer qitje e pavullnetshme me pasoje vdekjen e 10-vjecarit. Grupi hetimor mori ne pyetje 11-vjecarin ne prani te psikologut dhe pas disa oresh e la te lire per shkak te moshes se mitur. Policia sekuestroi armen me leje qe mbante babai i viktimes dhe nje gezhoje, kurse akuza e ngritur eshte ajo e “vrasjes nga pakujdesia”.
A. Q.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›