Flamurtarit i kujtohet Barcelona, Gjika gati nje projekt evropian
Ne te njejten dite, Flamurtari fitoi ndaj Tiranes Kupen e Shqiperise, kurse Barcelona pak ore me vone, siguroi ndaj Celsit te Londres finalen e Liges se Kampioneve. 21 vite me pare, Flamurtari fitonte ndaj gjiganteve spanjolle, paster 2-0 ne Vlore, ne nje ndeshje te Kupes UEFA dhe kishte kaluar dy ture, duke shkruar historine. Pas fitimit per te treten here ne histori, te trofeut te Kupes se Shqiperise, Flamurtari festoi gjate gjithe nates ne Vlore. Kryebashkiaku dhe presidenti i ekipit, Shpetim Gjika ftoi lojtaret dhe ekipin, ne nje mbremje, qe zgjati deri ne mengjes. Por mijera tifoze vlonjate kane festuar bashke me Flamurtarin, pas mberritjes te Vlore. 21 vjet me vone, Flamurtari i rikthehet suksesit dhe fiton trofeun e kupes. Ne drejtimin e Eqerem Memushit, vlonjatet ngriten kupe dhe rikthehen ne Evrope, me pretendime, sipas Gjikes, qe te shkruaje historine, ashtu si dikur. "Te gjithe shqiptaret e njohin lavdine e Flamurtarit", - theksoi Gjika. "Pas fitimit te kupes, ekipi yne rikthehet edhe nje here qe te luaje, ne Evrope. Deshirojme qe te rikthemi ne ato vite, te lavdishme per ekipin dhe qytetin tone", - shtoi me tej Gjika. Vlonjatet pas trofeut te kupes, prene automatikisht edhe nje bilete ne UEFA.
Talentet
Veliu, Mema dhe Zeqiri, disa nga lojtaret me te mire te Flamurtarit do te kane me te veshtire qe te largohen jashte, ne fund te edicionit, pasi kerkohen nga klube te huaja. Gjika premtoi dje nje ekip edhe me te forte se kaq, per t'u perfaqesuar ne Evrope.
Talentet
Veliu, Mema dhe Zeqiri, disa nga lojtaret me te mire te Flamurtarit do te kane me te veshtire qe te largohen jashte, ne fund te edicionit, pasi kerkohen nga klube te huaja. Gjika premtoi dje nje ekip edhe me te forte se kaq, per t'u perfaqesuar ne Evrope.