Rama: PS, karta dhe libra falas
Libra falas, nese Partia Socialiste vjen ne pushtet pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Kryetari i selise roze, Edi Rama, premtoi dje nga Uznova e Beratit, se PS do t'i jape abetaret dhe librat falas, jo sic po beri qeverisja aktuale, gjate ketyre kater viteve, premtim te cilin e ka bere dhe ne qytetin e Beratit. Po keshtu, Rama ritheksoi faktin se PS do t'u ktheje shqiptareve, vleren 200 leke qe po paguajne per kartat e votimit pas 28 qershorit, duke gjetur vendin t'u beje thirrje te gjithe zgjedhesve, te pajisen me karta dhe te marrin pjese ne votime. Ne vijim te turit te tij, per prezantimin e programit, Rama tha se politika e re, degjon dhe ndjen problemet dhe shqetesimet e qytetareve te ketij vendi. "Sali Berisha pati pafytyresine te thote, se abetaret te jene falas. Abetaret nuk jane falas. Ato jane shitur nje per nje, sic jane shitur nje per nje te gjithe librat e klases se pare dhe te te gjitha klasave te tjera. Jane shtuar radhet e femijeve qe nuk kane shkuar dot kete vit ne shkolle, per shkak te varferise. Kjo do te ndryshoj pas 28 qershorit. Ne abetaren dhe librat e shkolles do t'i japim falas, per te gjithe femijet e varfer, jo me rimbursim, por drejte e ne dore", theksoi Rama. Kreu socialist, u shpreh se politika ne vend duhet te ndryshoje ne menyre qe asnje vendim te mos merret me ne kundershtim me interesat e qytetareve. "Politika e vjeter ka 18 vjet qe ka futur mes njerezve ndarjen e percarjen, duke mos iu dhene dot qytetareve te ketij vendi, arsye per t'u bashkuar", vijoi kreu socialist. Sipas tij, ka 18 vjet qe kjo politike e vjeter, u jep shqiptareve te ndershem arsyen pse duhet te jeni te ndare, pse duhet te jeni te percare, pse duhet te beni sherr dhe per cfare, ne fund te fundit, per ata, per politikanet. "Eshte dita qe kjo loje te mbaroje, sepse ketu luhet me fatin e te rejave dhe te rinjve te ketij vendi. Shqiperia nuk mund te jete njerke per disa dhe nene per disa te tjere. Shqiperine, nene te gjithe femijeve te ketij vendi, mund ta ndertojme vetem se bashku, duke i lene politikanet e vjeter te se shkuares, ne kutine e televizorit dhe duke e sjelle qeverine ketu, midis jush", beri thirrje ai. Nga Uznova ne Berat, Rama ka preferuar te udhetoje me qytetaret ne autobusin e linjes, ku eshte perballur me shqetesimet e qytetareve. "Une shes banane prane nje agjensie. Nje here marr vaj, nje here makaronat, nje here sheqer, nje here oriz. Arrita edhe kripe nuk kisha ne shtepi, me kete qeveri qe jemi sot", shprehet nje qytetar. Ne nje komunikim miqesor me ata qe udhetonin ne kete linje, Rama ka bere apel per te pasur sa me shume pjesemarrje ne votim. "Une e di qe ju keni veshtiresi te medha, por te gjithe duhet te shkojne te marrin karten dhe te japin voten, per ndryshimin ne jeten e familjes se tyre, per ndryshimin ne shkollen e femijes se tyre, per ndryshimin ne listen e ilaceve te te moshuarve te tyre dhe per ndryshimin qe prej kaq shume vitesh e prisni, te sjelljes se politikes ndaj jush", tha Rama. Ai ka vazhduar takime spontane me qytetare ku u ka kerkuar atyre te aplikojne per kartat e identitetit. Duke shkuar dyqane apo duke i takuar njerezit ne rruge e lulishte Rama, u ka kerkuar atyre te aplikojne, te paguajne taksen e votes e cila u reduktua vertete ne 200 leke, por qe siguroi Rama, pas 28 qershorit, kjo takse do te rimbursohet nga socialistet ne qeverisje. Aplikoni per te marre karten e identitetit, tha Rama, gjate ketyre takimeve dere me dere ne Berat, pasi vetem keshtu do te kemi mundesine per te nxjerre ne pension, kete politike te vjeter qe varferon.