Vasili në Kinë: Mjeksia kineze të njihet në Shqipëri
KINE- Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili vazhdon prej dy ditësh vizitën e tij në Kinë, ku është takuar me homologun e tij kinez Chen Zhu. Gjatë këtij takimi u ra dakort për ngritjen e grupeve dypalëshe të punës të cilët do të propozojnë veprime konkrete në disa fusha prioritare të bashkëpunimit të cilat përfshijnë: Edukimin dhe trajnimet në sektore prioritare shëndetësore si dhe bashkëpunimin për njohjen e mjeksisë tradicionale kineze dhe praninë e saj në Shqipëri, shkëmbimin e përvojave në fushën e sëmundjeve të gjakut si dhe transplantet e palcës së kockës, shkëmbimin e informacionit shëndetësor në kohë reale ndërmjet dy vendeve për sëmundjet infektive dhe kronike.
Ndërkaq në viziten e kryer në spitalin e mjeksisë tradicionale kineze Guang an Men, Ministri Vasili dhe ekipi i tij u pritën nga drejtues të këtij spitali dhe vizituan të gjithë pavionet e tij si dhe vendin ku prodhoheshin barnat tradicionale kineze me bazë bimësh medicinale. Me pas Ministri u takua me autoritet më të larta menaxhuese të mjeksisë tradicionale kineze ku u theksua se do të ishte me interes njohja e kësaj mjeksie në Shqipëri si dhe të shihet mundësia e edukimit të të rinjve shqiptarë në këtë fushë.
(m.a/News24/BalkanWeb)