E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, pronari i një lokali vritet me armë në prani të gruas

DURRËS- Breshëri armësh në Durrës. Një 35- vjecar i identifikuar nga policia si Genti Delialliasi është gjetur i vdekur pasi është goditur me armë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00, në unazën e Plazhit në Durrës.

Policia sqaron se viktima ka marrë plumba në gjoks, të cilët i kanë shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme. Blutë e Durrësit dyshojnë se autorët e ngjarjes janë 2 të rinj, të cilët pas vrasjes janë larguar nga vendi i ngjarjes me një motor.

Policia bën të ditur që viktima në momentin kur është qëlluar ka qënë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Autorët kanë zënë pritë dhe e kanë qëlluar. Mësohet se viktima Genti Delialliasi ishte pronar i një lokali të madh në zonën e Plazhit, në Durrës.

Policia ka nisur menjëherë hetimet edhe pse shkaqet e vrasjes janë ende të paqarta.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›