Dy operacione me gjashtë të arrestuar

Nga operacioni i koduar “Tallonat” , u arrestuan në flagrancë shtetasit Enrik Gedaj, 24-vjeç, Elian Lani, 23-vjeç, Henri Loca, 26-vjeç, si dhe Holger Loca, 25-vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë mbi bazën e vlerësimit të informacioneve te cilat bënin fjalë për falsifikim të tollonave të karburantit. Nga hetimet e deritanishme është arritur të dokumentohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me ane te pajisjeve kompjuterike në mënyrë të vazhdueshme, falsifikonin dhe përdornin në tregun e brendshëm tollona te karburant të shoqërisë “Kastrati“, duke i sjelle një dem të konsiderueshëm biznesit të saj. Strukturat e policisë kanë mundur të zbulojnë dhe sekuestrojnë në cilësinë e provës materiale në banesën e vëllezërve Loca tre njësi qendrore kompjuterike, një printer dhe dy USB, me anë të se cilave kryheshin falsifikimet e tollonave.
Gjithashtu janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme tallonash të falsifikuara, të përdorura në pikat e karburantit “Kastrati”, si dhe ne automjetin “Taksi” ne pronësi të shtetasit Enrik Gedaj. Gjithashtu, ditën e djeshme u bë e mundur finalizimi me sukses i një tjetër operacioni të koduar “Celulari” me arrestimin në flagrancë te shtetasve Erion Caco, 23-vjeç, ai dhe Agim Haklaj, 49-vjeç, banues në Kamëz-Tiranë. Arrestimi i tyre u be, pasi dje rreth orës 16.00, në rrugën “5 Maji” është kapur në flagrancë me një sasi prej 72 telefonash celularë të dyshuar se janë kontrabandë. Shtetasi Agim Haklaj, i kishte blerë celularët në dyqanin e shtetasit Erion Caco, me vendndodhje në “Rrugën e Dibrës”.
Pas kontrollit të ushtruar në dyqanin e këtij të fundit, nga Policia janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 135 telefona celular të llojeve të ndryshme, të cilët ishin pa takse doganore. Ne total, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 207 telefona celularë të dyshuar kontrabandë. Materialet procedurale për të dyja rastet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat Penale “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabande, i kryer në bashkëpunim”. /Start/
2012-06-12 12:13