Marrëveshje me Kosovën për njohjen e lejeve të drejtimit

Marrëveshja u nënshkrua nga , ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, dhe homologu kosovar, Fehmi Mujota, i cili ndodhet në Tiranë për këtë qëllim.
"Është një marrëveshje e rëndësishme në fushën e transportit duke patur parasysh fluksin e lëvizjes së qytetarëve, por edhe mallrave", theksuan palët pas nënshkrimit të marrëveshjes.
"Është lehtësim, është një procedurë më pak për të shkurtuar kohën e tranzitit kufitar, lehtësi për të gjithë ata që do të operojnë në rrugë", tha Olldashi. Në fjalën e tij ministri Mujota, tha se marrëveshje të tilla mundësojnë qarkullimin e lirë, por dhe njohje shtesë të një realiteti të ri të krijuar e që po forcohet gjithnjë e më shumë përmes vendimeve politike dhe heqjes së të gjitha pengesave burokratike prezente në të dy vendet. Mujota informoi se në 27 nëntor të 2012-ës do të përfundojnë punimet në 60 km të autostradës "Ibrahim Rugova", që lidh Prishtinën me Tiranë.
Gjithashtu ai bëri të ditur edhe krijimin e komisionit ndërministror për hapjen e procedurave për ndërtimin e autostradës që lidh Prishtinën me Hanin e Elezit, në drejtim të Shkupit, Maqedoni, rrugë këto që, siç u shpreh Mujota, "edhe në drejtim të infrastrukturës do të bëjnë të mundur lidhjen natyrshëm të shqiptarëve"./Start/
2012-06-12 14:15